Kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi ka rezultuar pozitive me COVID-19 sot.
Ajo rezultoi pozitive pas kryerjes së testit të shpejtë ku menjëherë pas rezultateve është izoluar në shtëpi.
Aktualisht, gjendja e saj shëndetësore paraqitet e mirë. Gjatë ditës së sotme në Delvinë, përveç kryetares së Bashkisë, kanë rezultuar pozitivë edhe 2 persona të tjerë, ndërsa gjatë ditëve të kaluara numri i personave pozitivë ka shënuar rritje në krahasim me ditët e fundit të 2021.