BallinaKronikeMasakroi dhe futi në valixhe prindërit e të dashurit, zbulohen përgjimet që...

Masakroi dhe futi në valixhe prindërit e të dashurit, zbulohen përgjimet që fundosën Elonën, kishte frikë se…

spot_img

36-vjeçarja shqiptare Elona Kalesha ka dalë sot para gjykatës në Itali pasi apeloi vendimin e shkallës së parë që e la në burg me akuzën e vrasjes dhe copëtimit të trupave të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho nga Vlora.

Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin prokurori, gjyqtarët dhe dy mbrojtësit e 36-vjeçares shqiptare nga Durrësi Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Elona Kalesha qëndroi përsëri e heshtur duke mos pranuar që të japë asnjë dëshmi.

Prokurori paraqiti si prova të reja përgjimet telefonike në dhjetor, para arrestimit të shqiptares, ku rezulton se ishte e shqetësuar për gjurmët që mund të gjendeshin.

Në telefonatat me bashkëbiseduesit e saj, ajo tregon vëmendje për çdo gjurmë, të tilla si gjurmët e gishtërinjve, të cilat mund të kenë mbetur në valixhe” shkruajnë mediat italiane, bazuar te fjala e prokurorit.

Avokatët u shprehën se provat nuk janë të mjaftueshme, që Elona të qëndronte pas hekurave duke kërkuar lirimin e saj.

Ish e dashura e djalit të çiftit nuk pranoi që të flasë  edhe në seancën e parë, ndërsa gjyqtari u shpreh se duhet të qëndrojë në burg pasi nëse lirohet mund të arratiset dhe ka rrezikshmëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular