Ambasadorja, Yuri Kim, në kuadër të zhvillimeve të paprecedente që kanë ndodhur së fundmi në SHBA, këtë të shtunë ka kujtuar betimin që ka bërë një viti më parë: Do mbroj Kushtetutën e SHBA kundër armiqve të brendshëm e të huaj!
“1 vit më parë – në prani të miqve & familjes, me dorën mbi një Bibël të nënshkruar nga nëna ime – u betova se “do të mbështes & mbroj Kushtetutën e SHBA kundër të gjithë armiqve të huaj & të brendshëm. Për nëpunësit publikë të SHBA, Betimi ynë i Shërbimit është i shenjtë”, ka shkruar ajo në faqen e vetë në Twitter