Një tjetër detaj shumë interesant del nga përgjimet e autoriteteve për kanabisin në Skrapar, ku trafikantët vidhnin drogën mes tyre.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Altin Sula, Redian Shimi, Myftar Sula, Nertil Dyrmishi, në bashkëpunim me njeri tjetrin vjedhin parcelat me kanabis të kultivuara nga bashkëfshatërt e vet.
Vjedhjen e bënin në momentin e përshtatshëm, pasi konstatonin se bima është në fazën e pjekjes. Deri sa të arrini në këtë fazë, ata ishin vazhdimisht në kontroll të territorit dhe evidentimit të parcelave.
Sipas hetimeve, Altin Sula ka rezultuar se është personi që merret me organizimin e vjedhjeve me armë të bimëve narkotike të mbjella në Skrapar.
Ai kishte bashkëpunëtor Redion Shimin, i cili kishte rol zbulimin e parcelave të mbjella me canabis sativa nga shtetas të ndryshëm, dhe mbasi i gjen këto parcela, njofton Altinin, qe te shkojë bashke me shtetasin Nertil Dyrmishin për të kryer vjedhjen e tyre./ Shqiptarja.com