Nga Prof.Asoc.Dr.Gjok Vuksani
Sa here qe bie shi ne vendin tone, ne menyre te pavetdijshme ky fenomen natyror asociohet me permbytjen e zones se Lezhes.
Kjo fatkeqesi e pervitshme ne Lezhes nuk perben me ngjarje madje as per mediat dhe kjo qeveri me mendjelehtesine e saj ka filluar qe te RELATIVIZOJE PASOJAT E SAJ.
Cdo permbytje ne vetevete eshte nje drame e jashtzakonshme per banoret e Qarkut te Lezhes pasi shtepite , paisjet madje edhe veshjet e femijeve rrembehen 2-3 here ne vit nga uji .
Por nga ana tjeter kjo eshte nje KATASTROFE NE ZHVILLIMIN BUJQESOR NE RANG VENDI,sepse zonat e Lezhes dhe nen Shkodres prodhojne rreth 18-20 % te gjithe Prodhimit Bujqesor Kombetar.
Ky prodhim i konvertuar ne te ardhura jo vetem per fermeret por edhe per EKONOMINE KOMBETARE sjell rreth 300 milion dollare te cilat demtohen ne menyre frekuente nga permbytjet e ketyre Zonave.
Pra permbytjet e Lezhes dhe Shkodres nuk jane me vetem nje problem i ca “fshatareve qe kane lindur ne uje “ , sic eshte shprehur nje qeveritar i majte , POR ESHTE NJE PROBLEM KOMBETAR.
Per ke te aresye ky problem duhet te afrontohet me nje PLAN KOMBETAR per reduktimin e humbjeve ne kete zone.
Permbytjet eshte praktikisht e pamundur te eleminohen me Fonde Lokale por me nderhyrje emergjente nga QEVERIA QENDRORE me qellim eleminimin e faktoreve te riskut qe shkaktojne keto permbytje.
EKOSISTEMI NE ZONEN E LEZHES eshte mjaft specifik dhe per te jane kryer nje sere studimesh serioze per pellgun e derdhjes se lumenjeve Drin dhe Mat qe mund te sherbejne si baze per nje nderhyrje thelbesore per reduktimin e permbytjeve .
Une ne rolin e nje specialisti te bujqesise dhe patjeter si nje nga njerezit qe i dhimbset Lezha, po rendis disa nga masat me ndikim afategjate qe duhet te ndermerren :
• Sitemimi i ujrave te larta pergjate zonave Kallmet-Tresh-Milot –Lac-Mamurras.
• Thellimi dhe sistemimi i lumit Drin pergjate gjithe rrjedhjes se tij dhe zgjerimi i gryke- derdhjes ne menyre qe te largohet sa me shpejt sasia maksimale e ujit .
• Studimi dhe gjetja e zgjidhjeve ( me ngritje mekanike , hidrovor te madhesive te ndryshme ) per tokat me depresion me te madh (ish-kenetat ) ne Torovice , Tresh , Gorre, Gjorm etj.
• Thellimi cdo vit i kanaleve K-I (Kolektoreve ) ne te gjithe zonen dhe mbajta e tyre ne gadishmeri te plote, per te siguruar maksimumin e largimit te ujit ne nje kohe sa me te shkurter.
• Permiresimi i kapaciteteve te Hidrovoreve te Balldrenit , Tales , Ishullit ,Adriatikut dhe furnizimi i tyre pa nderprerje me energji elektrike ,me qellim qe te largohet maksimumi i sasise se reshjeve ne njesine e kohes .etj , .
Duke pare qe kjo qeveri nuk ka asnje program per zgjidhjen e permbytjeve ne zonen e Lezhes dhe Shkodres i bej thirrje Z.BASHA ,si KRYEMINISTER i ARDHSHEM i Shqiperise qe te ngreje nje grup pune me profesionistet me te mire ne fushen e Bujqesise , Hidrotekinkes , Inxhinjerise me qellim hartimin e nje PLANI KOMBETAR per mbrojtjen nga permbytjet ne qarkun e Lezhes dhe Shkodres.
Cdo shpenzim sado i madh qe te duket sot, do te sjell shume me teper te ardhura dhe siguri per jeten e Lezhjaneve dhe gjithe shqiptareve .