Mes urimesh dhe trokitjeve të gotave demokratët beratas festuan sot 30-vjetorin e formimit të Degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Për shkak të situatës pandemike që po kalon vendi ynë, dega e PD-së Berat nuk organizoi asnjë aktivitet, ndërkohë që përgjatë gjithë ditës së sotme anëtarë të PD por edhe simpatizantë të saj kanë vizituar selinë e PD,ku janë pritur nga kryetari i saj Gazment Azizi. Azizi ka shpërndarë edhe një deklaratë për mediat,ku falenderon të gjithë demokratët dhe i uron atyre “fitore” në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Gëzuar 30-vjetorin e formimit të Degës së PD-së Berat dhe me fitore në zgjedhjet e 25 Prillit,të dashur demokrat! Mirënjohje dhe respekt pafund për ata burra dhe gra,djem e vajza,për ata qytetarë beratas të cilët në 9 janar 1991 formuan Degën e Partisë Demokratike Berat,të parën dhe të vetmen parti opozitare. 30 -vjet histori e mbushur me suksese dhe sfida,të cilat nuk do të mund të bëheshin të realizueshme pa kontributin e jashtëzakonshëm të anëtarësisë dhe drejtuesve të strukturave ndër vite të Degës së PD-së Berat.
Viti 2021 është viti i sukseseve dhe fitores së Partisë Demokratike,viti i fitores jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët” është shprehur Gazment Azizi