Para pak javësh këngëtarja e njohur Leonora Jakupi deklaroi në një intervistë për mediat e Kosovës se është e gatshme për t’u bërë nënë.
Këngëtarja e konfirmoi lidhjen e dashurisë kohë më parë, por nuk kishte folur kurrë më shumë për këtë pjesë.
Pyetjes se si është njohur me të dashurin e saj, ajo iu përgjigj se nuk duhet shumë për të impresionuar një femër.
“Nuk duhet shumë për të impresionuar një femër. Ai sigurisht që ka ditur të flasë. Më pëlqen komunikimi”, u shpreh Leonora.
Ndër të tjera, Leonora shtoi se ajo nuk e shijoi dot rininë e saj, sepse i kishte rënë barra e familjes së saj, pasi i vranë babanë.
Ajo tregoi se nuk del në klube të natës dhe lokale dhe se lidhja nuk është një gjë që ndikon në këtë fakt, pasi kjo është zgjedhja e saj.
Ndërkohë që deklaratës se së shpejti e sheh veten si nënë me 5 ose 6 fëmijë, nisën ngacmimet se kush është i dashuri i saj sekret prej 9 vitesh.
I dashuri i Leonorës etiketohet si ”babai i tenderave”, me të cilin këngëtarja e njohur ka një lidhje të fshehtë për gati 1 dekadë. Detajet e kësaj lidhjeje ajo i nxori në një emision televiziv të organizuar për festat e fundvitit.
Leonora tregoi se dashuria e jetës së saj ka inicialin N. dhe se janë bashkë përreth 9 vite, mirëpo me dëshirën e të dashurit të saj kjo nuk është zbuluar.
KUSH ËSHTË I DASHURI PASANIK I LEONORA JAKUPIT?
E mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznismeni i njohur si ‘baba i tenderave’, Nexhat Krasniqi.
Ai është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali nga një martesë e mëparshme, fakt i dëshmuar nga fotot që ai mban në rrjetet sociale. E krahas fëmijëve, ai mban te faqet e pëlqyera në “Facebook” edhe Leonorën.
Me këtë rast, Leonora ka vendosur të bëjë rrëfimin e rrallë në media për jetën private, vetëm tani që është e sigurt se kjo histori do të përfundojë me martesë.
Pavarësisht se është e komentuar në mediat rozë, këngëtarja nga Drenica ka qenë hermetike sa i përket jetës së saj private.
Në emisionin “Mirage”, Leonora ka thënë se për momentin nuk ka ndonjë plan dasme. Ajo është shprehur që dasmat asnjëherë nuk i kanë pëlqyer, sepse sipas saj, në dasmë çifti kënaqet më së paku.
“Nuk e di, ndoshta nuk bëj dasmë fare”, ka thënë ajo, duke shtuar që nuk e di se kur do të bëhet martesa.
“Ndoshta ndodh këtë vit, ndoshta vitin tjetër, nuk e di”, ka thënë këngëtarja.
Ndërsa, sa i përket së ardhmes, këngëtarja Jakupi e sheh veten si nënë me shumë fëmijë.
“Sa ka thanë Zoti, nëse janë edhe 5-6 s’ka problem, aq sa ka thanë Zoti, aq sa thotë ai”, ka shtuar më tej Leonora, duke treguar që fëmijët i do shumë.
I dashuri i Leonorës, Nexhat Krasniqi, i cili jeton në Prishtinë, ka qenë zyrtar i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë. Ai madje ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë.
Leonora e ndjek Nexhat Krasniqin edhe në rrjetin social “Instagram”, ndërsa në emisionin festiv të Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale.
“E kam menduar gjithmonë një dasmë të vogël, jo tradicionale”, u shpreh mes tjerash këngëtarja.
“A m’ke harru” ishte projekti i fundit i këngëtares, me muzikë të Irkenc Hykës dhe tekst të shkruar nga Endrit Mumajesi (Muma), krijim që numëroi shumë klikime.
Në një pyetësor me titujt e këngëve të saj ndër vite, këngëtarja ka zbuluar në “Shiko kush Luan” se e ka gjetur dashurinë e jetës dhe pse nuk ka marrë nga ai akoma një diamant, ç’ka nënkupton një propozim për martesë.
/Panoramaplus.al