Një oficer veteran policie, një anëtar i policisë së Capitolit, vendi ku ndodhën trazirat javën e kaluar, në të cilin kishte të vdekur, dyshohet se bëri vetëvrasje.
Kjo u njoftua sot nga zyrtarët. Kjo është një goditje tjetër për policinë e ngarkuar në ruajtjen e Kongresit amerikan, sepse një oficer policie vdiq gjatë trazirave të së mërkurës së kaluar.
Howard Liebengud (51 vjeç), i cili vdiq të shtunën, nuk ishte në detyrë, njoftoi policia. “Ai ishte një divizion që ruante Senatin dhe ka qenë në departamentin tonë që nga muaji prill i vitit 2005. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ne kërkojmë që familja e tij, oficerët e policisë dhe familjet e tyre të kursehen nga ngacmimet gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë”, thuhet në deklaratën e policisë.
Departamenti i policisë nuk e ka mbyllur çështjen dhe ende po heton rrethanat në të cilat ai vdiq, por gazetat dhe reporterët, të tillë si “Punchball News”, pretendojnë se Libengood i mori jetën vetes, duke deklaruar se nuk dihet se çfarë e shkaktoi një veprim të tillë.