Ish deputeti dhe ministri Genc Pollo ka replikuar me Kryeministrin Rama ne lidhje me shpjegimin e tij për darkën në restorantin ‘Nusreti’ në Dubai, ku ministra dhe këshilltarë të Ramës, zhytur në luks po festonin ndërsa Shqipëria përmbytej.
“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra; siç e ka edhe pacipësia hijen e gjatë!
Kur darka shtrohet nga pala pritëse, çdo protokoll në botë parashikon që në krye të tryezës të jetë mikpritësi; në ketë rast një ofiqar i Dubait. Por në video del se në bash të sofrës është ulur Mazniku i Fushës me histori mikpritje e gostitje. E kusuri janë rilindistë sipas sërës
Edhe diçka: thotë se në delegacion ishin nga qeveria, bashkia e media. Por “biznesmenin” e harroi vallë? Se sikur na e kapi syri
Një kryeministër normal do t’a quante Nusretin të papranueshëm dhe ministrat e tij do të kishin pasoja;
Një kryeministër hileqar do t’i bënte ministrat rezil e do t’i shkarkonte për t’i rujatur vetes fytyrën apo për të shpëtuar lëkurën.
Një shef qeverie që ka humbur çdo busull morale, politike e logjike i del zot zullumit ashiqare me gënjeshtra skarco.
#25PrillNdryshim”, shkruan Pollo.
Pak më herët Kryeministri Rama komentoi mbi indinjaten masive te qytetarëve shqiptarë pas publikimit të videos ku Ahmetaj, Balluku, Fuga, Mazniku etj po festonin në një nga restorantet më të shtrenjta në botë, në Dubai.
Më poshtë reagimi i Ramës: