Një oficere policie është plagosur mesditën e sotme në një aksident të ndodhur në zonën e njohur si mbikalimi i Kamzës.
Policia bën të ditur se efektivja Arta Shurbi ishte në shërbim kur është përplasur.
Policia Tiranë/ Informacion paraprak:
Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.