BallinaKronike“Nuk kam çfarë të them, jam e tronditur”/ Çfarë tha sanitarja e...

“Nuk kam çfarë të them, jam e tronditur”/ Çfarë tha sanitarja e Sanatoriumit në sallën e gjyqit! Deklarata e gjyqtares…

spot_img
spot_img

Skema e mashtrimit nga ana e sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi” ndaj vajzës së një prej personave që ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 ka tronditur mbarë opinionin publik.

Për këtë nuk është rezervuar as gjyqtarja që caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Tire Alldervishi, ndërsa “iu përvesh” edhe organit të akuzës lidhur me veprën penale, për të cilën po kryhen edhe hetimet. Akuza që rëndon ndaj sanitares së spitalit, është ajo e “Mashtrimit”.

Shuma që Alldervishi i mori 30-vjeçares me pretendimin se do të kujdesej për nënën e saj që ishte infektuar nga Covid, është 8 milionë lekë të vjetër. Gjithë kjo sasi parash është marrë përgjatë një periudhe 21- ditore. Gjyqtarja Merlika tha se pasojat në këtë rast janë të rënda dhe si e tillë duhet të kualifikohet në nenin që Prokuroria të kryejë hetimet.

DEKLARATA E GJYQTARES

“Shkalla e rrezikut është shumë më e lartë se ajo që paraqitet në rastin konkret. Referohen detyrimet që përmbushen nga palët, pikërisht në kushtet e funksionimit të një shërbimi shëndetësor falas dhe që imponohen palëve që të hyjnë deri në detyrimet dhe ndaj të tretëve për të përballuar kostot e këtyre shërbimeve, që në fakt i takojnë shtetit.

Këto lloj elementesh nëse do të referohen në raport me vepra të tjera të kryera për shkak të detyrës, të punonjësve të tjerë, është pjesë e hetimit dhe Gjykata nuk del jashtë këtij konfigurimi për efekt të të dhënave paraprake që disponon. Por që absolutisht dyshimi është i një shkalle që mund të ketë edhe momente të tjera, të cilat edhe mund të konsiderohen në kuadër të bashkëpunimit apo veprave të tjera për shkak të detyrës.

Në referim të vlerave, Gjykata e çmon që kjo vepër duhet t’i sugjerojë akuzës që ta kualifikojë në kuptim të paragrafit të fundit të mashtrimit për shkak të pasojave të rënda që ka sjellë.

Në këtë kuadër, qoftë brenda konfigurimit të kësaj vepre, qoftë mashtrimi në paragrafin e parë sikur të ishte dhe një vlerë krejt e limituar, marr parasysh sensibilitetin e situatës, gjendjen në të cilën ndodhet publiku shqiptar, por edhe ai mbarëbotëror në raport me këtë sëmundje që ka sjellë pasoja të mëdha në kuptimin ekonomik apo dhe në kuptimin psikologjik të gjithë shtetasve, të cilët përjetojnë një lloj frike dhe të abuzohet me këtë lloj ndjenje është jashtëzakonisht e rëndë.

Gjykata absolutisht që nuk vë në dyshim fare masën e sigurimit me arrest, qoftë me afat apo pa afat siç kërkohet nga mbrojtja, por është masa më evidente që mund të parandalojë çdo lloj mënyre apo veprimi, e cila në këtë lloj situate të krijohet ky lloj abuzimi”, është shprehur gjyqtarja në përfundim të dhënies së vendimit ndaj 59- vjeçares Tire Alldervishi.

Masa e sigurisë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetases Tire Alldervishi, sanitare e spitalit Covid-2. Akuza që rëndon ndaj saj është ajo e “Mashtrimit”. 59- vjeçarja nuk ka folur asnjë fjalë përpara hetuesve, përveç faktit që është e tronditur. “Nuk kam asgjë për të thënë, jam e tronditur, do flas në një moment të dytë”, është shprehur Alldervishi përpara Gjykatës.

Avokatja mbrojtëse e saj është shprehur se Gjykata duhet të vendoste një masë më të butë ndaj Tire Alldervishit, pasi ajo sapo ka kaluar Covid-19 dhe se nuk ndodhet në një gjendje të mirë. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, nën hetim janë vënë edhe punonjës të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në ditët në vijim, Prokuroria pritet që të marrë në pyetje disa persona, punonjës në të spitalit Covid-2.

BISEDA E SANITARES ME DENONCUESEN

Në dosjen e Prokurorisë, e cila u administrua nga ana e Gjykatës seancën e djeshme, ishin transkriptuar të gjitha bisedat, ku denoncuesja ka kërkuar nga sanitarja që t’i kthejë shumën prej 8 milionë lekësh që i kishte marrë në këmbim për t’i shërbyer nënës së saj, e cila humbi jetën pas 28 ditësh beteje me Covid.

Denoncuesja: Tire, si je? Ka mundësi të flasim dy minuta?

Tirja: Këtu në rrugë?

Denoncuesja: Këtu, se s’kam vend tjetër. Nuk e di, a e ke marrë vesh për mamin tim?

Tirja: Po, që ju la… Qoftë e xhenetit, ju pastë lënë uratën!

Denoncuesja: Nga ty jam shumë…

Tirja: Unë, sa pata mundësi, sa pata në dorë…

Denoncuesja: Unë jam shumë e zhgënjyer, unë të dola borxhit edhe po të dal. Të thashë: Tire nuk dua asnjë lek nga ça kam dhënë për të tjerët, ti e di shumë mirë shumat, sa janë marrë. Unë kam nevojë për ato lekë tani, se e kam babin në gjendje shumë të rëndë.

Tirja: Dëgjo, e lëmë një ditë, se jam me nusen e vëllait..

Denoncuesja: Tani, unë dua vetëm një përgjigje!

Tirja: Do flasim dhe unë kam qenë shumë e hallakatme.

Denoncuesja: Tire, unë babin e kam në gjendje shumë të rëndë.

Tirja: E di, e di.

Denoncuesja: Unë kam shumë nevojë për ato lekë!

Tirja: Nuk ke pse e bën aq të madhe, s’ka lënë jevg e arixhi… pa më thënë…

Denoncuesja: Unë kam mbledh gjithë infermierët dhe doktorët dhe më kanë thënë nga Tirja s’kemi marrë asnjë…

Tirja: Unë të thashë, më thuaj një?

Denoncuesja: Edhe kur ke bërë telefonatën me Titin, kush ishte sanitare, apo nuk e di, kur është bërë telefonata me Titin, ka thënë që më ka dhënë dy herë nga 5 mijë-10 mijë.

Tirja: Ani, pse të jap unë ty 10 mijë lekë, sa ia fute klizmën?

Denoncuesja: Si? O Tire, sa jepja unë për infermierët?

Tirja: Pse t’i jap unë 20 mijë lekë?

Denoncuesja: Po ti m’i merrje mua dhe unë t’i jepja ty. Po ti më thoshe mua nuk i dua ato lekë, se nuk i ka bërë.

Tirja: Po a më the ti mua të shikoj, kush e bën punën?

Denoncuesja: Po pra, shikoje kush e bën punën, po ti s’më ke thënë ndonjëherë mua: “Merre këtë 10 mijë lekëshin se i dhashë 10 mijë lekë”.

Tirja: Jo, nuk ta kam thënë, kjo është e vërtetë, po ne s’mbaruam punë bashkë.

Denoncuesja: Nuk po llogaris lekët që kam dhënë për infermierët, që kanë qenë lekë pa fund. Më ka shkuar dhe 250 mijë dita, që ti e di shumë mirë.

Tirja: O Ani, po ti e di, pse nuk e more me e ballafaqua, vetëm të nxirrje të vërtetën si është? …

Denoncuesja: Të ballafaqoj unë, po nëse të ballafaqoj me infermierë, që s’kanë marrë lekë, ç’do bësh? Ok, do e ballafaqojmë edhe këtë pjesë, unë jam gati, që sot me e ballafaqu edhe këtë pjesë.

Tirja: Po unë prandaj të thashë të merremi vesh si njerëz…

Denoncuesja: Unë që sot jam gati të ballafaqohemi me këdo!

Tirja: Mua s’më erdhi mirë, se e kishte marrë vesh gjithë Sanatoriumi. Të thashë hajde flasim si njerëz…

Denoncuesja: Tire! Para jetës së mamit, që sot kalbet në dhe, mua më ikën shumat e lekëve…

Tirja: Me Bonën, çfarë është ai tjetri, me Mirelin, s’ishin këta çunat pyeti një për një…

Denoncuesja: Ok! Unë do ta ballafaqoj. Jam shumë gati, që ta ballafaqoj me të gjithë, se unë i ula të gjithë, edhe Bona, edhe të gjithë më kanë thënë që nuk kemi marrë lekë…

Tirja: Sinqerisht e ke…?!

Denoncuesja: Sinqerisht e kam dhe jam e sigurt për këtë pjesë. Tire! Mami im po kalbet ne dhe sot. Babi është drejt asaj rruge. Unë jam vetëm me dy fëmijë të vegjël, kam dy muaj që nuk i shoh fëmijët me sy… të dola borxhit, o Tire, edhe të thashë po të fal.

Tirja: Është e vërtetë. Unë këtë desha, të bisedonim bashkë me qetësi…

Denoncuesja: Megjithatë, unë dua që të më thuash se kur do të m’i japësh lekët? Pak nga pak, si do m’i japësh të paktën pjesën që me ke marrë mua?

Tirja: Do ta gjejmë zgjidhjen…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular