Një punonjës ndërtimi në një nga pallatet në ndërtim në Tiranë, mësohet se ka rënë këtë pasdite nga një lartësi e konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Sali Nivica’.
Punëtori raportohet se ka rënë nga skelat gjatë punës.
Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës, ndërkohë që nuk ka informacione mbi shëndetin e tij.