BallinaBotaEkzekutimi i shqiptarit për 600 € në Athinë. I biri rrëfen tmerrin:...

Ekzekutimi i shqiptarit për 600 € në Athinë. I biri rrëfen tmerrin: Babai donte vetëm të na mbronte! Ja fotoja e autorit të dyshuar

spot_img
spot_img

Për vetëm 600 euro humbi jetën 53-vjeçari shqiptar në Greqi, Edmond Llangozi. Pas daljes nga spitali, djali i viktimës, i cili u plagos së bashku me të vëllanë mbremjen kur u vra babai i tyre, rrëfeu për mediat greke atë që ndodhi më 13 janar në Neos Kosmos në Greqi.

Ai rrëfen se vëllai i tij, Anxhelo, kishte caktuar një takim me këta persona për t’u kthyer borxhin, por ndodhi ajo që nuk pritej. Me kokën të lidhur me fashë për shkak të goditjes nga një plumb në pjesën e pasme të saj gjatë atentatit në Agjios Sostis, Anxhelo tregoi se ata shkuan për të kthyer shumën e parave të marra, por sa duket autorët kishin vendosur ta zgjidhnin situatën me armë.

“Na dolën përpara, na ndoqën me armë, na vunë në shënjestër, hynë në një kafene qëlluan vëllain tim, hyra dhe unë ta ndihmoj, hyri dhe im atë, dhe ndodhi ajo që ndodhi. Qëlluan tim atë. E qëlluan 4 herë. Një plumb e kapi. Babai im ishte njeri familjar, nuk ishte i ngatërruar me asgjë. Atë që bëri e bëri të mbrojë fëmijët e tij, as për para as për gjë tjetër.” tregon ai ndërsa rrëfen se si pasojë e të shtënave ka marrë plagë në kokë.

 

“Po, mua më qëlluan me armë. Vëllai im nuk kishte diçka serioze. Thjesht, nga plumbat që qëlluan, e zuri një në dorë. Vëllai im kishte marrë ca para borx, rreth 600 euro dhe atë ditë më tha se do shkojmë t’i takojmë të kthej paratë pas.” rrëfen i riu, i tronditur për gjithë sa ndodhi.

53-vjeçari Edmond Llangozi emigroi drejt shtetit fqinj Greqisë, në vitet ’90, ku bashkë me familjen jetoi atje për rreth 30 vite. Ai punonte ndershmërisht në një fabrikë në Greqi dhe gëzonte besimin e drejtuesve dhe kolegëve të tij. Po ashtu, në lagjen ku banonte ishte një njeri i respektuar nga të gjithë. Ngjarja e rëndë u trajtua në emisionin e Tatiana Stefanidu përmes një reportazhi të gjerë. Moderatorja u referua dhe në deklaratat e pronarit të fasonit ku punonte prej 35 vitesh viktima, i cili ishte plotësisht i shokuar pasi e konsideronte njeriun më te ndershëm, më te mirë, dhe dicka te pabesueshme kete që ndodhi. “Unë vë dorën në zjarr për atë njeri”. tha ai.

Ndërkohë, policia greke ka arritur që të identifikojë të paktën një nga autorët e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa është vënë në kërkim të autorëve. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, nga Lezha, i njohur me pseudonimin ‘Soni kokëmadhi’, (personi që shihni në foto).

  • foto galeri

I dyshuari rezulton të jetë me precedentë në shtetin fqinj, i dënuar më parë për plagosjen e dy personave, ai ishte liruar me masën detyrim paraqitje, pasi kishte kryer 3 vite burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular