Kriza politike, Presidenti Meta takon sot aleatët e Bashës

2
231

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pritet të zhvillojë sot një takim me partitë e vogla, aleate të Partisë Demokratike. Takimi sipas njoftimeve do të nisë në orën 11:00 dhe vjen me kërkesë të aleatëve të Bashës.

Pasditen e djeshme kreu i PD Lulzim Basha takoi aleatët e tij për rreth 60 minuta në selinë e PD. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ai i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule etj, dolën me një qëndrim të unifikuar ku kërkuan ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e cilësuan strumbullarin e krizës.

Pak ditë më parë ata takuan edhe kreun e BE-së në vendin tonë, Luigi Sorecën, e fill pas këtij takimi i bënë thirrje Presidentit pët takim.

2 KOMENTET

Comments are closed.