Nga Behar Haxhia
Kreu i PD Kurbin
Miqtë të nderuar, anëtarë dhe simpatizantë të PD-së Kurbin. të nderuar bashkqëqytetarë të Kurbinit. Me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Degës së PD-së Kurbin doja të përshëndesja demokratët dhe tërë popullin e Kurbinit, në këtë ditë të shënuar, për të cilën kemi punuar e luftuar drejt progresit dhe perendimit, për t’u siguruar zhvillim ekonomik dhe mirëqenje si vendet e zhvilluara Europiane- ky është mesazhi i kreut të Degës së PD-së Kurbin z. Behar Haxhiu. Jubileu i 30 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike Kurbin, pasi kemi forcuar në luftë me Pushtetin me emërtim të ri por me forma të vjetra të “rilindura” të Edi Ramës, njeriut i cili gjatë qeverisjes ka sjellë rënje të ekonomisë, dhe destabilizim, njeriu i cili po shkatërron dhe varfëron çdo ditë dhe më shumë. Përgjatë ketyre 30 viteve Partia Demokratike në kushte shumë të vështira, ka ditur të qeverisë, si Pushtetin Vendorë dhe atë qendrorë, duke shënuar arritje në rimëkëmbjen e ekonomisë në vendin tonë, ndaj doja të falenderoja gjithë ata drejtues Lokalë, ish- deputetët dhe dejtuesit e mëparshëm në Degën e PD-së Kurbin, për arritjet dhe kontributin e tyre. Kemi qenë gjithnjë të vendosur për kapërcimin e sfidave, si Parti Politike më e madhja dhe më e përgjegjëshme për fatet e vendit tonë: Me këtë rast solemn të 30 vjetorit të Themelimit të Degës së PD-së Kurbin, jam i sigurtë që do të dijmë që betejën tonë Politike do ta kurorëzojmë me sukses me 25 prill duke zhbërë Rilindjen nga Parlamenti dhe se do të dijmë nën drejtimin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Lulzim Basha ta çojmë Shqipërinë drejt transformimit ekonomik, e social si dhe forcimin e Pushtetit ligjor dhe të zhdukim pengesat drejt proçesit të Integrimit Europian. Rroftë populli demokrat kurbinas. Rroftë Shqipëria. Kryetari i Degës së PD-së Kurbin Behar Haxhia