BallinaKronike"Fliste italisht"/ Artan Hoxha publikon foton e autorit që hodhi në erë...

“Fliste italisht”/ Artan Hoxha publikon foton e autorit që hodhi në erë me tritol Preng Gjinin

spot_img
spot_img

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e autorit të dyshuar të atentatit ndaj Preng Gjinit pak muaj më parë në Tiranë.

Hoxha shpjegon se nga fotot e siguruara prej tij shfaqet autori i dyshuar që ka qenë në të njëjtin lokal me Preng Gjinin pak para atentatit dhe më pas shihet edhe tek skena e krimit kur ka ndodhur shpërthimi.

Sipas gazetarit kemi të bëjmë me një autor të dyshuar, shtetas i huaj pasi në lokal ka folur italisht me kamarierët.

"Fliste italisht"/ Artan Hoxha publikon foton e autorit që hodhi

“Ky është autori i minës së telekomanduar të Preng Gjinit. Ky ka hyrë në lokal ka folur italisht, është me flokë të gjata, personi që shikoni në foto është një person i gjatë. Duket që është i shkujdesur. Ka qëndruar në të njëjtën objekt ku ka qëlluar Preng Gjini. Ka komunikuar në italisht. Dhe ky personazh shfaqet mbrapa në skenën e krimit. Në pamjen tjetër ky shfaqet në një distancë jo më larg se 70 metër nga veni ku ka ndodhur shpërthimi. Ka pasur pamje vizive me viktimën. Ndalon një moment kur ka ndodhur shpërthimi. Tenton të afrohet pak, që a ka qenë i saktë dhe më pas shfaqet duke u larguar lirisht në pjesë e urës së Vasil Shantos. Ikën në këmbë. Është te lokali ku ka ndenjur Gjini me kushëririn e vet, dhe te skena e krimit. Lëvizjet e tij të krijojnë dyshimet se ai është ekzekutori. Por identifikimi deri më tani nuk është bërë. Kemi të bëjmë me një atentator që dyshohet të jetë i huaj, pasi ka folur italisht”, u shpreh Hoxha.

Preng Gjini mbeti i plagosur nga shpërthimi i eksplozivit me telekomandë në makinën më të cilën po udhëtonte, mbrëmjen e 15 shtatorit në Tiranë. Foto u publikua në AbcNews.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular