Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Palermo, ku një 10-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pas një sfide në “Tik Tok”.
Mësohet se vajza ka qenë duke provuar veten në një sfidë në aplikacionin e njohur që përdoret gjerësisht, kryesisht fëmijët dhe adoleshentët. Prindërit kanë deklaruar se vajza e tyre ishte bërë pjesë e sfidës që provon rezistencën e personit që provon lojën.
Loja konsistonte në lidhjen e një rripi në qafë dhe këqyrjen e rezistencën pas këtij veprimi të rrezikshëm. Vajza kishte nisur dhe ishte në hapa të parë, ndërsa për një moment është asfiksuar dhe prindërit e kanë dërguar në spitalin Di Cristina në Palermo.
Mjekët kanë dhënë ndihmë e parë, por për shkak të asfiksisë së zgjatur vajza ka ndërruar jetë në orën 13:30. Ndërkohë kujtojmë se për shkak të sfidave të “Tik Tok”, vitin e kaluar ndërroi jetë 15-vjeçarja Chloe Phillips nga Oklahoma City, Shtetet e Bashkuara, e cila po provonte sfidën e përdorimit të drogës më të fortë.