Emisioni “Stop” disa kohë më parë ka investiguar për një konflikt midis dy kompanive për një problem financiar dhe çështja shkoi për zgjidhje në gjykatën e Matit. Këtë proces e ka gjykuar gjyqtari Murat Lleshi, që është njëherësh edhe kryetar i gjykatës.
Por nga investigimi i “Stop” rezulton se Lleshi tregoi dukshëm njëanshmëri në gjykimin e çështjes, duke mos pranuar prezencën e një eksperti dhe më pas duke mos pranuar përjashtimin, për të garantuar një proces të rregullt ligjor.
Pas analizimit të dokumenteve emisioni “Stop” ka shkuar sërish në Mat dhe mësoi, se në Burrel, në oborrin e Prokurorisë së Matit, gjyqtari Murat Lleshi ka ndërtuar një objekt 2-katësh.
“Stop” kërkoi një sqarim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor por nuk u dha asnjë shpjegim për këtë, ndërsa edhe vetë gjyqtari Murat Lleshi nuk pranon të flasë për këtë skandal, edhe pse në qytet i kanë thurur bejte për bëmat në gjyqe e ndërtimet pa leje.
Roja i Prokurorisë: Prokurori, që është drejtues i institucionit, sot ndodhet në Tiranë, për fat të keq.
Gazetari: Po me ndonjë numër telefoni na ndihmoni dot? Thjesht ta pyes, si ka shkuar kjo puna e shtëpisë, që ka bërë tek oborri i Prokurorisë ky gjyqtari, kryetari i gjykatës.
Roja i Prokurorisë: Nuk e di unë, se është në Tiranë, s’di kë të pyes për të, ky është i ri, ky ka ardhur i ri..
Gazetari: Si kalove? Meqë dhe ishe me gjyqtarin, dua ta pyes për shtëpinë, që ka këtu ngjitur tek oborri i Prokurorisë.
Punonjës i Prokurorisë: Edhe do pyesni Prokurorinë për shtëpinë?
Gazetari: Po pra, se është te oborri i Prokurorisë.
Punonjës i Prokurorisë: Oborri është këtej…
Gazetari: Ëëë duket, që ti e mbron qartazi, se me atë ishe, ça të them unë ty.. e shikon?
Roja i Prokurorisë: Gjithë të mirat!
Pas refuzimit të gjyqtarit për të folur në ditët e parë “Stop” shkoi sërish në Mat dhe takoi gjyqtarin Lleshi, por ky i fundit tha se nuk ishte ai. Po ashtu ai kërcënon dhe gazetarin dhe thotë se nëse ka probleme mund të ankohet tek Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Gazetari: Si jeni? Genci Angjellari, Tv Klan, emisioni “STOP”! Ju jeni kryetari I gjykatës ë..?
Murat Lleshi, Gjykata Mat: Jo!
Gazetari: S’jeni zoti Murat Lleshi?
Murat Lleshi, Gjykata Mat: Jo!
Gazetari: Ë..?
Murat Lleshi, Gjykata Mat: Jo!
Gazetari: Se i ngjani…, i sigurt?
Murat Lleshi, Gjykat Mat: Jo, ore.
Gazetari: Kryetari i Gjykatës është ky zotëri?
Gazetari: Zoti Lleshi ju jeni, se unë ju njoh nga foto, e tha dhe ky çuni, pse thoni s’jam?
Murat Lleshi, Gjykata Mat: Ore, do rrish në rregull, nëse ke probleme…
Gazetari: Ça problemesh? O zotëri, s’mund të flasë një gjyqtar me këtë gjuhë!
Gazetari: Ka thashetheme këtu në Burrel që ju pas çdo gjyqi shtoni nga një kat/
Murat Lleshi, Gjykata Mat: Vazhdo, vazhdo se e ke mirë.
Gazetari: Duam të dimë në lidhje me vilën që është në oborrin e Prokurorisë.
Murat Lleshi, Gjykata Mat: Shko tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Gjyqësorit dhe sqaroje./tvklan.al