FUSHË-KRUJË – RENEA ka zhvilluar një aksion blic gjatë mbrëmjes së kaluar në Nikël të Fushë-Krujës e njohur edhe si “zona e të fortëve”.
Sipas informacioneve të para, efektivët e armatosur rëndë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale.
Mësohet gjithashtu se e gjithë Nikla është mbajtur në shtetrrethim për disa orë.
Në vazhdim pritet të ketë informacion të detajuar rreth rezultateve të operacionit.