Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në Mat.
Një i ri 23-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëmbytur në liqenin e Ulzës. Raportohet se ai vuante nga depresioni.
NJOFTIMI ZYRTAR
Më datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.
Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale.