BallinaKryesorePROFIL/Për Elbasanin nr.2 i PD, profesionist, politik, energjik dhe garanci për fitoren

PROFIL/Për Elbasanin nr.2 i PD, profesionist, politik, energjik dhe garanci për fitoren

spot_img
spot_img

Nga Mina HYSA

Çdo ditë që kalon na ofron tek kutitë e votimit, datë referendare kjo për largimin e qeverisë më të paaftë në 30 vite pluralizëm, ditës kur do të vuloset largimi i të keqes. Kur ky pushtet është shkërrmoqur tashmë, kur as bandat nuk i bëjnë dot derman nga uragani i pritshëm popullor që do të shkojë drejt kutive të votimit me një synim: – “Largimin e Ramës dhe Rilindjes nga pushteti”, në këtë rast përgjegjëgjia e PD dhe Bashës është e madhe.
Lulzim Basha dhe PD duhet, e në fakt janë gati për të iu përgjigjur padurimit të shqiptarëve më 25 prill, për të votuar në mënyrë plebishitare kundër Rilindjes. PD vjen para shqiptarëve me një program që sjell zhvillimin e Shqipërisë, ku në fokus ka mirëqenien e qytetarit. Në të gjitha elementët e programit, asistuar nga ekspertët më të mirë të PD, por dhe të ekspertëve të pavarur si dhe partive simotra në Europë të PPE dhe CDU, ky është një program i qartë pro-qytetarëve dhe jo-oligarkëve.
Lulzim Basha ka dhënë porositë për trokitjen derë më derë tek çdo qytetar për krijimin e aleancës së madhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm për të sjellë pas 25 prillit zhvillimin e shumëpritur të Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj drejt BE. Që kjo të mundësohet, ka nevojë për një ekip dhe Basha së pari ka nisur të formalizojë drejtuesit e qarqeve në rrethe ku emrat e deritanishëm japin garanci për një fushatë në favor të PD dhe rezultati do të jetë fitorja e zgjedhjeve më 25 prill.
Elbasani është një nga qarqet që ka një peshë të madhe elektorale. Më mirë se askush ndoshta në PD, Lulzim Basha e njeh shumë mirë pasi mbetet i vetmi që ka mundur të arrijë rezultatin më spektakolar. Eshtë qyteti i dijes dhe kulturës, ndaj meriton një vlerësim politik korrekt dhe të merituar.
Drejtuesi politik që caktoi Basha në Elbasan, është një emër me peshë në politikën e ditës, një i ri që ka spikatur dukshëm në akvitetin e tij politik në PD, jo vetëm si një profesionist, por ka shfaqur dhe veti organizative të shkëlqyera.
Quhet Gazment Bardhi,  prej 2 vitesh Sekretari i Përgjithshëm i PD,  detyrë që në atë çfarë ka prodhuar politikisht,  e ka mëse të merituar dhe justifikuar. Fal punës së pareshtur dhe trokitjes së tij në të gjitha degët e PD, sot strukturat e partisë janë rifreskuar, kompletuar dhe kujtojmë këtu protestat madhështore të organizuara kjo fal efiçensës së strukturave të cilat sot gjenden gati, ose më saktë kanë nisur punën për fitoren e 25 prillit.
Gazment Bardhi, një jurist i zoti, ka spikatur në opozitarizmin e tij. Me energjinë prej të riu që e karakterizon, aftësinë profesionale të fituar fal shkollimit ekselent, aftësive organizative të fituara si sekretar i Përgjithshëm ka mundur të jetë një zë i fortë opozitar në mbrojtje të interesit publik.
Shqiptarët kanë parë shpesh në foltoren e selisë blu numrin dy të saj, Gazment Bardhin duke artikuluar fakte kokëforta ndaj drejtuesve të mazhorancës në nivel lokal dhe qendror me precedentë penalë. Fal kontributit të tij, sot kemi më pak kriminelë në administratë, kemi kryebashkiakë të dorëhequr. Pa iu dridhur qerpiku i syrit, ka dokumentuar aktivitetin kriminal të çdo zyrtari me probleme duke e denoncuar para opinionit publik madje dhe kallëzuar në organin e akuzës.
Gazment Bardhi ka qenë këshilltar ligjor i grupit parlamentar të PD dhe ka punuar me ligjin e dekriminalizimit, të cilin e kundërshtoi  Rilindja fal dhe presionit ndërkombëtar dhe me trysninë me bojkot të opozitës, u detyrua ta votojë. Ky është një tregues që ai e njeh mjaft mirë ligjin dhe ka një nuhatje të sprovuar për të dalluar të inkriminuarit si dhe durimin për të arritur deri në dokumentimin e aktivitetit kriminal e për këtë punon shumë. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan i PD, ndonëse në moshë të re ka një karrierë mbresëlënëse prej juristi, është kjo një garanci që do jetë një politikan profesionist, një pushtetar që i njeh mësë miri kufijtë e ligjit, si dhe një drejtues i mirë që do të di të ndëshkojë të korruptuarit e veçanësisht kriminelët.
Elbasani më shumë se çdo qytet tjetër ka nevojën e dorës së zbatimit të ligjit. Bandat që ushtrojnë lirshëm aktivitet në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të pushtetit dhe Rilindjes kanë nisur të ndjejnë se ka ardhur momenti i ndëshkimit të tyre, që ka ardhur dita e zbatimit të ligjit mbi to, ndaj dhe po përpëliten në ditët e fundit të bashkëjetesës së tyre, por Gazment Bardhi do të jetë buldozeri që do t’i shtypë në rast se do të bëjnë rezistencën më të vogël për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Bërja publike e emrit të Gazment Bardhit si drejtues politik në qarkun Elbasan u prit mirë në strukturat e degëve të PD si dhe tek qytetarët. Ditët më pas ai u shfaq në aktivitete me kreun e degës së PD Eugen Isaj, por dhe ndër djemtë më të mirë të qytetit ish-deputetët Endri Hasa dhe Luçiano Boçi, themelues të kësaj dege të cilët i dhanë nr.2 të PD mbështetjen maksimale. Qytetaria që i karakterizon elbasanasit është e veçantë, ata do të dinë shumë mirë që kësaj here t’i shkallmojnë Rilindjen dhe Edi Ramën nga pushteti i marrë me dhunë dhe do të votojnë në mënyrë plebishitare PD në zgjedhjet e 25 prillit.
Lulzim Bashës nuk i kanë munguar alternativat për Elbasanin, ato ishin disa, por me caktimin e Gazment Bardhit drejtues politik, ai ka dashur t’i bëj një vlerësim të lartë politik qarkut i cili i ka dhënë rezultatin më spektakolar zgjedhor vet liderit të PD në vitin 2009. Ndaj Basha dhe me caktimin e nr.2 të PD, në krye të qarkut ka vlerësuar politikisht dhe jo vetëm, qytetarët e Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Belshit, Librazhdit, Përrënjasit, Gramshit. Me plotësimin e listës për deputet me personalitetet më të spiktatura të cilët do t’i bashkëngjiten Gazment Bardhit, PD kësaj here do të sigurojë në qarkun Elbasan rezultatin më të mirë të 30 viteve. Qytetarët janë lodhur me përfaqësimin në parlament nga personazhe groteske, të sponsorizuara me mënyra të ndryshme nga krimi e kësaj herë janë të qartë si drita e diellit që vota e tyre të mos shkojë dëm.
Më 25 prill, në qarkun Elbasan lista e PD, e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj do të votohet masivisht si shpresë për një të nesërme të sigurt, të një qarku më të zhvilluar, të një Shqipërie e cila do të ec me hapa vigan drejt familjes së madhe europiane ku aspirojnë shumica e shqiptarëve.
Qytetarët e qarkut Elbasan kanë për drejtues politik, jo vetëm një jurist profesionist, por dhe një nivel të lartë politik, një i ri energjik dhe model suksesi që me të gjitha gjasat do të jetë nesër pjesë e kabinetit Basha. Hapat e karrierës Gazment Bardhi i ka ngjitur një nga një, ka justifikuar politikisht e veçanërisht profesionalisht detyrat e mbajtura duke spikatur dukshëm.
Zoti Bardhi ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në konferencat e realizuara nga Këshilli i Europës mbi aspektet ligjore dhe praktike në luftën kundër krimit kompjuterik, të realizuara me të gjitha vendet e rajonit si dhe në konferencën Ndërkombëtare mbi Luftën Kundër Terrorizimit Ndërkombëtar, të organizuar nga OSBE. Ka punuar në sektorin e analizës dhe rekomandimeve Institucionale, Sektori Oponencës Ligjore, Sektori i Mendimit Juridik në Ministrinë e Drejtësisë si dhe ka mbajtur dhe detyrën e këshilltarit të Ministrit të Drejtësisë. Ka qenë anëtar i Komisionit Disiplinor të Avokatisë, drejtor i oponencës , Drejtoria e Pergjithshme e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë si dhe anëtar i Bordit Drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Për aftësisë profesionale si jurist, do të merrej nga Grupi Parlamentar i PD si këshilltar ligjor në Kuvend ku do të jepte një ndihmëse jashtëzakonisht ligjore forcës politike që i besoi si ekspert pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi. Fal eksperiencës jo të vogël në fushën e ligjeve, veçanërisht në detyrat që ka mbajtur pjesë e ministrisë me të njëjtën emër, Lulzim Basha do t’i besonte Gazment Bardhit detyrën e ministrit teknik të Drejtësisë në vitin 2017 që pavarësisht periudhës tregoi integritet në ushtrimin e funksioneve.
Teksa na ndajnë 92 ditë nga 25 prilli, banorët e qarkut Elbasan duhet të dalin nga situata në të cilën ndodhen. Kjo mundësohet vetëm duke votuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashës si kryeministër, vetëm kështu që kjo zonë do të dal nga stërkëmbëshi i krimit dhe për resurset që ka të kthehet në një nga zonat më të zhvilluar të Shqipërisë. Një gjë e tillë mundësohet duke votuar listën e deputetëve të PD që do të kryesohet nga Gazment Bardhi në Elbasan një person me integritet moral dhe profesional, një garanci për ta që premtimet do të bëhet realitet.

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular