Një punonjës policie është aksidentuar ditën e sotme në lagjen nr.7 në Durrës nga një makinë që ka dalë me shpejtësi nga rrugica.
Ish kryeministri Berisha shkruan se polici është aksidentuar nga drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi.
Ja postimi i tij:
Narko drejtori i ujesjellesit te Durresit aksidenton punonjesin e policise rrugore!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Z. Berisha. Nje aksident sapo ka ndodhur ne qytetin e Durresit gjate te cilit eshte aksidentuar nje punonjes i Policise Rrugore. Makina qe ka shkaktuar aksidentin eshte e Ujesjellesit te Durrsit dhe perdoret nga Drejtori Spartak Kovaci. Aksidenti ka ndodhur ne lagjen 7 ne Durres, zone ku Spartak Kovaci ka filluar fushaten elektorale. Keshtu ndodh kur makinat shteterore dhe e gjithe administrata vihen ne funksion te fushaten dhe jo te qytetareve! Ju lutem anonim!