Policia njofton se një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në lagjen numër 16 në Durrës.
Sipas policisë, një 32-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në këmbë, është dërguar në spital ku rrugës ka ndërruar jeë.
Në komunikatë, saktësohet se policia ka shoqëruar disa persona, si dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e të autorit.
NJOFTIMI PARAPRAK
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Informacion shtesë.
Shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.