BallinaKryesorePROFIL/Një intelektual me shkollim gjerman dhe fisnik, drejtues politik i PD, "O...

PROFIL/Një intelektual me shkollim gjerman dhe fisnik, drejtues politik i PD, “O Berat ç’e pate fat…”

spot_img
spot_img

Nga Mina HYSA

Tre muaj na ndajnë nga dita kur shqiptarët do të jenë para kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e tyre. Dy janë rrugët: do të pranojnë tiraninë e pushtetit të Rilindjes apo do ta shporrin atë nga pushteti bashkë me Ramën duke votuar Partinë Demokratike dhe të zgjedhurit e saj në listat për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Por, nëse kjo mbetet përgjegjësi e qytetarëve, është në detyrimin e PD-së, të Lulzim Bashës, listës fituese, që besimin e shqiptarëve ta justifikojnë. Asgjë më të rëndë se të shkelësh mbi besimin e tyre nuk ka.
Lulzim Basha, me shkollim perëndimor, një i ri që ka ambicie jo vetëm politike thjesht për t’u bërë kryeministër, por edhe me një karrierë të suksesshme mbi një bilanc konkret dhe pozitiv qeverisës, (sikurse i ka ndodhur deri më tani në politikë), duket i vendosur që të nesërmen e 25 prillit të nisë nga puna që t’i japë fund tranzicionit shqiptar, të sjellë një qeverisje për qytetarin. Veç qartësisë dhe vendosmërisë personale, Basha po finalizon programin që do të prezantohet me detaje nga specialistët për qytetarët, si dhe dita-ditës po finalizon ekipin drejtues politik në qarqe e shumë shpejt listën e plotë fituese të deputetëve, për të ardhur te qeverisja me emrat më big, më profesionalë që ka pasur një qeveri këto 30 vite. Kur PD po shkon drejt finalizimit të listës së drejtuesve politikë në 12 qarqe, një listë me personalitete, njëri prej tyre që spikat është drejtuesi i Beratit. Lulzim Basha ka çuar në Berat një emër që në të gjithë kuptimin e fjalës është një personalitet, një zotëri i vërtetë. “Rrjedh” thellësisht djathtas duke qenë përfaqësues tipik i asaj që duhet të përbëjë Partinë Demokratike që, në fakt, i ka munguar ndër vite. Është një person tek i cili një shtresë e mirë e shoqërisë, siç janë ish-të përndjekurit, jo vetëm në Berat po në gjithë Shqipërinë gjen veten tek ai, por edhe për kulturën që përçon, aftësitë e komunikimit, dëshira për t’iu gjendur çdokujt, fisnikërinë që rrezaton, mentalitetin perëndimor të të menduarit dhe të shprehurit, është pa frikë përfaqësues ose pasqyra e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend.
Quhet Tomor Alizoti, një emër i njohur me peshë kombëtare që ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i qindra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.
Caktimi nga Lulzim Basha si drejtues politik në Berat pritej me padurim nga qytetarët, ndaj dhe dalja e emrit të tij ka ngjallur entuziazëm të menjëhershëm te banorët e këtij qarku. Ky konstatim vjen nga terreni dhe jo vetëm nga strukturat e degëve të PD-së, por edhe te qytetarët në Berat, Skrapar, Poliçan, Urë Vajgurore, Kuçovë. Takimet e prezantimit të Alizotit në strukturat e PD-së ishin plot energji dhe shpresë. Dalja e Alizotit në terren dhe kontakti me qytetarët shihet me besim nga të gjithë, se për fat të tyre, tashmë përfaqësimin në emër të PD-së, forcës politike që vjen në pushtet pas 25 prillit, do ta ketë një intelektual me shkollim gjerman dhe formim perëndimor.
Ky entuziazëm, veçanërisht në një zonë si Berati, ku Rilindja ka abuzuar egërsisht me votën e tyre, talljen me besimin që i kanë dhënë në çdo palë zgjedhje, është krejt i përligjur dhe tregues se ata kanë më shumë se kurrë nevojë sot për personalitete të kësaj përmase që t’i përfaqësojnë denjësisht në tempullin e demokracisë siç është Parlamenti, kanë nevojë për të tilla personazhe që përçojnë besim dhe shpresë.  Ai është Tomor Alizoti, vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike e cila u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial, që kurrë nuk do t’i zhgënjejë votuesit, pasi mbi shpatulla ka dhe një mbiemër me peshë. Persekutimi dhe përndjekja e diktaturës nuk ia mori dot fisnikërinë. Është pinjoll i një prej familjeve të njohura në historinë e Shqipërisë, i përndjekur politik, antikomunist në katër breza. Historia e familjes së tij në përballjen me diktaturën është rrënqethëse dhe shembull i rezistencës ndaj së keqes. Pavarësisht persekucionit, sot ai është me ballin lart dhe krenar sepse dinjitetin nuk mundën t’ua marrin Alizotëve. E kur kjo nuk ndodhi në diktaturë, as nuk mund të imagjinohet sot. Tomori nuk negocion me parimet, është qëndrestar, fisnik, mban besën e fjalën e dhënë dhe sakrifikon për të.
Sa i përket persekutimit, kujtojmë që stërgjyshi i tij, Fejzi Alizoti , ish-deputet dhe ministër, u pushkatua nga komunistët. Gjyshi i tij, Riza Alizoti, inxhinier nafte, u var në Kuçovë si pjesë e grupit të deputetëve. I ati, Fejzi Alizoti, u dënua me burg politik, gjyshi nga nëna, Ilmi Leka, gazetar i shquar, u pushkatua, daja i tij u dënua me burg politik, ndërkohë që vetë Tomori lindi e u rrit në kampet e internimeve.
Me gjithë këtë sakrificë ndër breza, Tomor Alizoti është një garanci për qytetarët e Beratit që ai do të jetë një zë i fuqishëm i interesave të tyre në qeverinë e re të pas 25 prillit. Do të jetë hera e parë në 30 vjet që, nëse vota e qytetarëve të Beratit do t’i besohej masivisht PD-së ku do të nderonin drejtuesin politik Tomor Alizoti dhe listën që do t’i bashkëngjitet për deputetë, Lulzim Basha si kryeministër do të kishte punën më të vështirë, sepse do të kishte të bënte me një deputet intelektual që do të dijë çfarë t’i kërkojë për Qarkun e Beratit, për t’i bërë premtimet realitet. Vota e qytetarëve të Qarkut Berat për
PD-në dhe të respektuarit e Alizotit si drejtues politik fitues, do të mundësonte një ndryshim rrënjësor të situatës atje, sepse Basha do të mendohej mirë si do ta përcillte drejtuesin politik të Qarkut Berat nga zyra e kryeministrit. Ai nuk do të gënjehej lehtë, por do të ishte në opozitë me Bashën kryeministër për interesat e qytetarëve dhe nuk do t’i dilte nga zyra pa marrë atë çfarë duhet për të realizuar premtimet që u jep qytetarëve. Alizoti e mban fjalën e dhënë, provojeni! Në çdo rast, ai do të dijë të ngrejë fuqishëm zërin edhe duke ngritur zërin në media si profesionist dhe mik i tyre do ta mbështesin në mbrojtje të interesit qytetar. Stofi i kostumit të tij politik dhe intelektual do ta nderojë emrin dhe karrierën e tij. Për historikun e familjes, kontributit të dhënë, Tomor Alizoti është pjesë natyrale e PD-së. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e pati emëruar në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politikë. Tomor Alizoti ka lindur më 6 dhjetor 1976 dhe ka kryer një shkollim ekselent. Në vitin 2000 është diplomuar për studime në gjermanistikë. Në vitin 2002-2003 është diplomuar për pedagogji në gjuhën gjermane. Në vitin 2006 kreu studime për sociologji në Manhaim, Gjermani. Në vitin 2007 ka kryer Kolegjin Diplomatik në Berlin. Gjatë periudhës 2006-2010 ka qenë diplomat, në gradën e sekretarit të parë në Berlin. Gjatë periudhës 2013-2014 ka ushtruar detyrën e diplomatit në Berlin, sektori politik. Gjatë periudhës 2014-2015, këshilltar në Bashkinë e Tiranës. Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadë. Zoti Alizoti ka ushtruar dhe detyrën e pedagogut në disa universitete në Shqipëri si dhe ka disa referime mbi politikën e jashtme në kuadër të Ministrisë së Jashtme Gjermane, në: Berlin, Slloveni, Estoni, Gjeorgji, Poloni, Rumani. Anëtar i Dhomës së Diplomatëve, Berlin.
Një profesionist i tillë, me qytetarinë dhe kulturën që përçon kërkon mbështetjen qytetare që idetë e tij progresive si një i shkolluar në perëndim t’i konkretizojë në Shqipërinë e tij që e do aq shumë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht. Ndaj qytetarët e qarkut Berat, nevojitet që të mbështesin Tomor Alizotin, ta votojnë për deputet bashkë me listën e PD që do të plotësohet sepse ai nuk do dhe nuk di t’i zhgënjejë. Me Lulzim Bashën kryeministër, ai do ti konkretizojë ato që do të premtojë.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular