Ditën e sotme ka humbur betejën me virusin Covid-19 punonjësi i Shërbimit Social Shtetëror, Jovan Kaçe.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë institucioni përmes një postimi prekës në rrjete sociale.
Teksa rendit cilësitë e një qytetari model, Institucioni i Shërbimit Social Shtetëror, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.
“Prehu në paqe Vani. Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes së parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë të nderuar Jovan Kaçe. Një koleg e mik i rrallë, një profesionist i shkëlqyer! Luftove fort për jetën, por virusi i tmerrshëm u tregua i pabesë me ty.
Miqtë e tu të Shërbimit Social Shtetëror do të të mbajnë gjithmonë mend të buzëqeshur si në këtë foto! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tu Vani (siç ne të thërrisnim)! U prehsh në paqe. Të qoftë i lehtë dheu” shkruan Shërbimi Social Shtetëror.