BallinaKronikeVrasje për 40 mijë USD/Si i shpëtoi pritës biznesmeni në Tiranë

Vrasje për 40 mijë USD/Si i shpëtoi pritës biznesmeni në Tiranë

Një gjykatë në Dyseldorf të Gjermanisë ka dërnuar me shtatë vite burg një shtetas nga Taxhikistani. Sipas gazetës BILD, bëhet fjalë për Ravsan B.

Ai akuzohet se ishte pjesë e një organizate terroriste, e cila kishte përgatitur dy vrasje në Shqipëri dhe Gjermani. Për shkak se ai u rrëfye, mori një dënim të butë prej shtatë vitesh

Shtetasi nga Taxhikistani kishte shkuar në Gjermani në vitin 2011. Atje nisi të radikalizohej. Me të tjera bashkëkombas, ai formoi një celulë të Shtetit Islamik, e cila kishte për qëllim që të kryente sulme në Gjermani dhe Lindjen e Mesme.

Por për të financuar organizatën e tyre, ata kishin nevojë për të ardhura. Në këtë mënyrë, Ravsan B. pranoi që të vriste një  biznesmen shqiptar për 40 mijë dollarë, për llogari të një shtetasi rus.

Sipas gazetës BILD, me një pistoletë dhe një bashkëpunëtor, Ravsan B. i bëri pritë shënjestrës në hyrje të një restoranti në Tiranë. Por vetëm për shkak se autorët kishin dyshime për identitetin e viktimës, sulmi u anulua në sekondat e fundit.

Një tjetër atentat i dështuar u organizua në Gjermani. Falë punës hetimore të policisë, atentati u parandalua në kohë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular