BallinaKryesoreGenc Ruli: Basha ka reflektuar mbi ato çka ka bërë gabim, Rama-një...

Genc Ruli: Basha ka reflektuar mbi ato çka ka bërë gabim, Rama-një drejtor i mirë marketingu

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, ish-ministri Genc Ruli ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhëniet me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ruli tha se ka më shumë një raport personal me Bashën se sa politik.  “Kur hyn tek pjesa politike, raporti ynë tensionohet”, u shpreh Ruli duke pohuar ndër të tjera se Basha ka reflektuar dhe ka reaguar mbi ato çka ka bërë gabim.

Fevziu: Si e shikoni Lulzim Bashën, por i pa ndikuar nga raporti aktual me PD-në?

Ruli: Raporti me Lulzim Bashën, ka prevaluar gjithmonë më shumë personalja se politikja. Qëkur jam njohur në fillim, pavarësisht dhe diferencës së moshës, kemi pasur një raport miqësor, deri diku dhe intim. Në momentet e vështira, për atë qeverisja qe më e vështirë sesa mua, sesa ai qe i ri.

Kur hyn tek pjesa politike, raporti ynë tensionohet dhe kjo fillon kryesisht pas 2014-s, kur ai merr rolin e liderit të partisë. Sigurisht Lul Basha ka tjetër lloj inkubacioni politik, krahasuar me 3 figurat e mëparshme.

Ka shumë njerëz që mendojnë se figurat e deritanishme kanë qenë shumë karizmatikë, shumë të zhurmshëm, me shumë vorbull rreth vetes së tyre, për mirë apo për keq.. ndërsa Basha u duket pak më pa formë…

Do doja që shoqëria shqiptare të fillonte të largohej disi nga ajo karizma e vrullshme prej kreshniku, që përgjithësisht është mësuar të ketë tek liderët shqiptarë. Të tingëllojë më shumë fjala princ, sesa drejtues. Në këtë format Basha vjen mëse pranueshëm. Në shkollimet e tij, në formatin e sjelljes, në fjalorin e tij. Thashë, ka një inkubacion politik jo të kapur në ngjarje kaq të vrullshme sa tonat. Mendoj që ka reflektuar, ka reaguar mbi ato çka ka bërë gabim dhe përse i ka bërë gabim. Sepse ka rëndësi të kuptosh edhe pse e ke bërë gabim.

Fevziu: E ka kuptuar përse i ka bërë gabim?

Ruli: Mendoj që i ka kuptuar. Kjo është një konfidencë që njeriu e ka rrëfim me veten, reagim me veten dhe sinqeritet me veten. Është më i vështirë sinqeriteti me veten.

Në vijim të intervistës në emisionin “Opinion”, Ruli e portretizoi edhe Ramën duke e cilësuar atë si njeri me qëndrime dhe ide, por që nuk realizon.

“Njeri i marketingut. Duhej të ishte presidenti i një shoqërie marketingu shumë të sukseshsme. Politika nuk është spektakël.  Kur vjen puna tek realizimi, ka dy reforma të realizuara kryesisht keq dhe 12 të pretenduara për t’u nisur .

Është karakter që ka qëndrimë dhe ide, por nuk është karakter për të realizuar. Por në qëndrimet që ka bërë duket se ka synuar të vendosi veten në panteonin, që është mbi të tjerët. Për mua ka diçka që ua kalon të tjerëve. Ka pothuajse të gjitha defektet që kanë patur paraardhësit e tij, një shumatore e defekteve të tyre. Dhe në finale, e bën figurën më komplekse më difektuese që mund të ketë prodhuar lidershipi shqiptar. opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular