BallinaEkonomiQë nga 1996, shqiptarët kanë blerë 3,4 miliardë euro prona jashtë shtetit

Që nga 1996, shqiptarët kanë blerë 3,4 miliardë euro prona jashtë shtetit

spot_img
spot_img

Shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit janë përshpejtuar vitet e fundit aq sa në vitin 2018 për herë të parë pas gjashtë vitesh të Ardhurat Kombëtare Bruto (PBB + fitimet e shqiptarëve jashtë vendit) ishin më të ulëta se sa Prodhimi i Brendshme Bruto.

Në seksionin e llogarive kombëtare INSTAT raportoi se në vitin 2018 shpenzimet e shqiptarëve që janë rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit arritën 48 miliardë lekë ose 392 milionë euro. Këto shpenzime erdhën në rritje të vazhdueshme pas vitit 2011.

Shpenzimet për blerjen e pronave jashtë vendit kanë qenë në nivele të ulëta deri në vitin 2007, por pas krizës së vitit 2008 u pa një rritje jo e zakonte e tyre (shih grafikun bashkëngjitur).

Nga 7 miliardë lekë shpenzime për prona jashtë vendit në vitin 2007, një vit më pas, më 2008 kjo vlerë u rrit më shumë se katër fish, në 32 miliardë lekë.

Përgjatë periudhës 2008-2013 shpenzimet e Shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin 1,6 miliardë lekë euro. Në vitin 2013 pati një rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 miliardë lekë, ose tre herë më pak se më 2012.

Blerjet e pronave jashtë vendit nisën serish me ritme të shpejta pas vitit 2014. Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2014 në vitin 2018 shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit arritën në 1.5 miliardë euro.

Në vitin 2018 shifra e shpenzimeve për prona jashtë vendit arriti në 48,2 miliardë lekë ose 392 milionë euro.

Rekordin e mban viti 2009, ku vlera e treguesit arriti në 53 miliardë lekë, ose 431 milionë euro.

Krahas Prodhimit të Brendshëm Bruto, INSTAT ka publikuar edhe të Ardhurat Kombëtare Bruto. Ky tregues përfshin PBB (tërësinë e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga qytetarët brenda vendit) dhe të ardhurat që sigurohen kryesisht nga puna dhe pronat jashtë vendit.

Në vitin 2018 të Ardhurat Kombëtare ishin 1,9 miliardë lekë më të ulëta se PBB e-ja e vendit. Kjo do të thotë se banorët brenda Shqipërisë kanë harxhuar më shumë jashtë vendit se sa kanë fituar. Në këtë përkeqësim kanë ndikuar shpenzimet e vendasve jashtë vendit për blerjen e pronave.

Zakonisht të Ardhurat Kombëtare Bruto të njohura si AKB ose GNI për Shqipërinë janë më të larta se PBB, për shkak se, vendi ynë ka gati një të tretën e popullsisë që jeton dhe punon jashtë vendit dhe sjellin të ardhura në Shqipëri në formën e remitancave.

Sipas Grafikut bashkëngjitur gjatë periudhës 1996-2018, numërohen gjithsej vetëm katër vite ku AKB ishte më e vogël se PBB-ja, dhe kjo lidhet me blerjet e mëdha të pronave që vendasit kanë bëre jashtë vendit./B.Hoxha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular