Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe nesër, datë 30 janar 2021.
MB fton qytetarët, që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.
“Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.
Gjithashtu njoftojmë qytetarët që kanë aplikuar përgjatë vitit 2019 dhe 2020 dhe nuk kanë mundur të tërheqin ID kartat, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, pasi afati për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre është shtyrë deri në fund të prillit 2021”, thuhet në njoftimin e MB.