BallinaBotaZhvillohet Dialogu i 21-të Strategjik Kinë-Francë

Zhvillohet Dialogu i 21-të Strategjik Kinë-Francë

spot_img

Kina dhe Franca ranë dakord të premten që përfundimi i negociatave të marrëveshjes së investimeve Kinë-BE ka sjellë përfitime të mëdha, duke shprehur gatishmërinë për të nxitur punën vijuese për marrëveshjen.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe këshilltari diplomatik i presidentit francez Emmanuel Bonne i bënë këto deklarata gjatë bashkëkryesimit të Dialogut Strategjik të 21-të Kinë-Francë.

Wang Yi tha se Kina dhe Franca duhet të vazhdojnë të shfrytëzojnë plotësisht rolin e mekanizimit të dialogut nën drejtimin strategjik të liderëve të dy vendeve për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Yang u shpreh se të dy vendet duhet të konsolidojnë besimin e ndërsjellë strategjik, të rrisin stabilitetin dhe parashikueshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe t’i japin më shumë energji pozitive botës sonë të pasigurt. Ai u bëri thirrje të dy palëve të forcojnë bashkëpunimin mbi inovacionin në fushën e energjive të reja dhe ekonomisë digjitale.

Duke vënë në dukje se respektimi i autonomisë strategjike është në përputhje me interesin afatgjatë të vendeve të BE-së, kryediplomati Wang Yi tha se Kina dhe BE-ja duhet të vazhdojnë të mbështesin multilateralizimin dhe të promovojnë më shumë arritjen e konsensusit ndërkombëtar.

Emmanuel Bonne tha se Franca shpreson të forcojë komunikimin e koordinimin me Kinën mbi çështjet kryesore globale dhe rajonale, të tilla si bashkëpunimi lidhur me vaksinat, ndryshimi i klimës dhe biodiversiteti.

Franca mbështet bashkëpunimin e nivelit të lartë mes BE-së e Kinës dhe është e gatshme të vazhdojë të bashkëpunojë me Kinën për të çuar përpara zhvillimin e marrëdhënive të partneritetit të gjithanshëm strategjik BE-Kinë, theksoi Bonne. (Fang Xiaoyu)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular