Rreth 85% e qytetarëve kinezë nuk kanë planifikuar udhëtime gjatë festave për Festivalin e Pranverës, pas një apeli nga autoritetet për të minimizuar lëvizjet për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ky ishte rezultati i sondazhit të kryer nga “China Youth Daily”, citon “Xinhua”.
Pothuajse të gjithë të anketuarit, 97% e tyre, janë dakord që shmangia e udhëtimit do të kontribuojë në përpjekjet për frenimin e epidemisë në të gjithë vendin, ndërsa 95% besojnë se është e nevojshme të mbështeten njerëzit në nevojë që nuk do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Duke marrë parasysh situatën e veçantë këtë vit, 91% e të anketuarve besojnë se do të jenë ende në gjendje të shijojnë pushimet pavarësisht se janë larg nga të dashurve të tyre. Pothuajse 66% e të intervistuarve do të dërgojnë përshëndetje për të afërmit e tyre përmes platformave në internet, pasi vizitat nuk rekomandohen këtë vit. Të tjerët do t’i kalojnë pushimet duke pushuar në shtëpi (63%), duke u ushtruar (36%) ose duke ndjekur pasionet e tyre (34%). (Irma)