BallinaAktualitet"Jam e sëmurë"/ Si e futi në kurth 16 vjeçarja gruan në...

“Jam e sëmurë”/ Si e futi në kurth 16 vjeçarja gruan në Lushnje, e spërkati me spraj lotsjellës dhe më pas i dashuri…

spot_img

Një 64-vjeçare në qytetin e Lushnjës ka rënë pre e dhunës dhe e tentativës së grabitjes nga dy të rinj, një 16-vjeçare dhe i dashuri i saj 18-vjeçar.

Mësohet se dy të rinjtë tentuan të grabisin banesën e gruas së moshuar, e cila ndodhet në lagjen “18 Tetori” të qytetit të Lushnjës.

Policia njoftoi se mëngjesin e djeshëm shtetasja Lume Zela ka qenë e vetme në banesë kur një çast kishte dëgjuar trokitje në derë. Kur ka hapur derën, e moshuara ka parë një vajzë të re, që më pas u identifikua si 16- vjeçarja K. Beqiri. Kjo e fundit i kishte kërkuar një gotë ujë me pretendimin se ishte e sëmurë. Në këto kushte e moshuara i ka ofruar ndihmë vajzës së re.

Ajo e ka ftuar të hyjë brenda në shtëpi dhe të pushojë derisa të qetësohet. Por sapo ka hyrë brenda, 16-vjeçarja e spërkati gruan me spraj lotsjellës në fytyrë dhe teksa e dhunonte e ka mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë së saj. Në banesë dyshohet se ka hyrë edhe i dashuri i vajzës, 18-vjeçari Julian Kiptiu dhe që të dy kontrolluan nëpër dhoma për sende me vlerë dhe para, por pasi nuk gjetën gjë, janë larguar që aty.

GRUAJA E DHUNUAR

Gruaja ka kërkuar ndihmë nga dritarja dhe fqinjët kanë njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në shtëpinë e saj. “I ra derës dhe unë dola aty. Kur pashë një vajzë që më tha aman se nuk jam mirë, jam sëmurë, dua një gotë ujë. E ftova brenda të qetësohej dhe i ofrova ujin, por ajo futi duart në xhep dhe më spërkati me spraj në fytyrë. Bashkë me djalin pastaj më kapën e më futën duart në fyt duke më tërhequr edhe zvarrë derisa më çuan te dhoma e më kyçën brenda”, ka treguar 64-vjeçarja e dhunuar. Më tej, gruaja ka rrëfyer se ka parë tmerr me sy në ato momente, ndërsa nuk kishte asnjë person në shtëpi që ta ndihmonte. Ajo sqaroi Policinë se jeton vetëm, pasi mbesën e ka në shkollë. Gruaja kërkoi që autorët të dënohen sipas ligjit, sepse kjo ngjarje mund të kishte përfunduar me pasoja më të rënda, ndërsa theksoi se kjo 16-vjeçare mund të jetë duke jetuar me këtë lloj forme.

ARRESTIMI

Policia prangosi 16- vjeçaren K. Beqiri dhe bashkëpunëtorin e saj, 18- vjeçarin Juljan Kiptiu me akuzën “Vjedhje me dhunë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, si dhe sekuestroi sprajin lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim vjedhjen. Ndërkohë, edhe fqinjët e së moshuarës i kanë dhënë detaje Policisë, ku sipas tyre, kanë qenë britmat e gruas për ndihmë që i kanë alarmuar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular