BallinaAktualitetCOVID jashtë kontrollit, shteti i BE që ka vetëm 7 shtretër të...

COVID jashtë kontrollit, shteti i BE që ka vetëm 7 shtretër të lirë

spot_img

Portugalia ka paralajmëruar se i kanë mbetur vetëm 7 shtretër bosh në njësitë e kujdesit intensiv për rastet me koronavirus. Një rritje e konsiderueshme e rasteve me koronavirus në vend i ka detyruar autoritetet e vendit që t’i dërgojnë pacientët që janë në gjendje kritike në ishujt portugezë.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se nga 850 shtretër në njësitë e kujdesit intensiv, 843 ishin të zënë. Shteti me 10 milionë banorë numëron edhe 420 shtretër të tjerë në pavijone të tjera.

Ministria raportoi po ashtu se numri i rasteve ditore ishte 12,435, ndërsa 293 qytetarë humbën jetën.

Portugalia, që deri më tani numëron 12,179 raste fatale nga Covid-19 dhe 711,018 të infektuar, ka mesataren më të lartë shtatë-ditore të rasteve dhe vdekjeve për frymë, në botë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular