Qyteti i Beratit ka shënuar 41 raste të reja me koronavirus, vetëm 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, rezultojnë që të jenë në masën 80% raste kontakti familjar.
Rastet janë të shpërndara sipas qyteteve: 13 në Berat, 9 në Kuçovë, 8 në Skrapar, 8 në Urë-Vajgurore dhe 3 Poliçan.
Mësohet se 35 raste janë kontakte familjare të rasteve të mëparshme, mes tyre pensionistë e të papunë.
Përsa i përket të prekurve, sot raportohen: 2 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje, 2 nxënëse në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urë-Vajgurore dhe 1 shofer në një kompani private të shpërndarjes së detergjentëve.
Deri në këto momente, janë të shtruar në spital 9 persona, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.