Caktimi nga Lulzim Basha dhe kryesia e PDSH e Albana VOkshti si drejtues politike e PD ne Njesine nr.11 dhe Njesine nr.9 ne Tirane eshte mirepritur me entuziazem nga strukturat e PD dhe qytetaret. I menjehershem ka qene dhe reagimi i krereve te PD se deges nr.11 Florjan Lila dhe deges nr.1 Saimir Mulgeci
Statusi i Florjan Liles kreut te PD dega nr. 11
Shqiperia Fiton
Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise njekohesisht dhe kryeministri i ardhshem i Shqiperise dhe shqiptareve, sot ka emeruar drejtuesit politike te kryeqytetit.
Njesia 11 falenderon z.BASHA per figuren qe i dhuroi zones tone, Albana Vokshi. Ne keto vite opozite ajo ka deshmuar anen e saj intelektuale si dhe deshiren per realizimin e endrres se bukur te te gjithe shqiptareve.
Ne do te jemi si gjithmone te bashkuar qe se bashku me te ne krye te bejme te realizueshem planin e Partise Demokratike qe me ane te tij te fitoje Shqiperia.
Statusi i Saimir Mulgecit kreut te PD dega nr. 9
Albana Vokshi është zgjedhur drejtuese politike e Degës nr. 9 të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Znj. Albana Vokshi përfaqëson modelin e gruas shqiptare.
Ajo është një figurë shumë e spikatur e Partisë Demokratike ndër vite dhe një lidere e sprovuar në fushatat e mëparshme politike.!
Në të gjitha protestat e organizuara në këto 8-vite opozitë, nuk është dorëzuar asnjëherë përballë dhunës dhe arrogancës së pushtetit.
Dega 9, nën koordinimin e drejtueses politike, znj. Albana Vokshi, është e gatshëm për të përballuar me sukses betejat dhe vështirësitë përpara nesh, me besimin e patundur se më 25 Prill do të mund t’i sigurojmë fitoren jo vetëm Partisë Demokratike, por të gjithë shqiptarëve. Vlerat, virtytet dhe kultura do të triumfojnë përballë ligësisë dhe arrogancës!
Ne, Dega nr. 9 e Partisë Demokratike të Shqipërisë jemi të nderuar dhe shumë të motivuar të përfaqësohemi prej saj dhe të punojmë së bashku për #ditëmëtëmira!
Njësia nr. 9 FITON
SHQIPËRIA FITON