Aktori i “Saved by the Bell”, Dustin Diamond, ka ndërruar jetë nga kanceri dhe lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i tij
44-vjeçari kishte përfunduar raundin e parë të kimioterapisë pasi u diagnostikua me kancer të mushkërive muajin e kaluar dhe kishte tre javë që ishte shtruar në spital, shkruan “BBC”.
Gjendja e tij u përkeqësua shpejt javën e fundit, tha agjenti Roger Paul.
“Dustin nuk vuajti. Ai nuk duhej të qëndronte i zhytur në dhimbje. Për këtë, ne jemi mirënjohës,”- tha ai të hënën.
“Saved by the Bell” u zhvillua për katër sezone nga viti 1989 deri në vitin 1993.
Diamond përsëriti rolin e tij në seritë vijuese të “Saved by the Bell: The New Class”, dhe “Saved by the Bell: The College Years”. Por nuk u shfaq në serinë e fundit të ringjalljes.
Amerikani ka qenë gjithashtu një konkurrent në “Celebrity Big Brother” në 2013.
Diamond qëndroi edhe tre muaj në burg pasi goditi me thikë një burrë gjatë një sherri në një bar në Ëisconsin, në 2014.
Diamond ishte i martuar me Jennifer Misner nga viti 2009 deri në 2013 kur u ndanë.