Në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, Napoli dhe Atalanta nuk shkojnë përtej 0-0 dhe gjithçka do të vendoset në kthimin në Bergamo pas një jave. Gattuso vendosi një mbrojtje me tre për herë të parë, por lojtarët e Gasperinit ishin më të rrezikshëm dhe iu afruan golit. Ospina u tregua i aftë ndaj Pessina në të 22′ dhe u fal nga Toloi në minutën e 29′. Portieri kolumbian ndërhyrjen më të mirë e bëri në minutën e 47-të, kur shpëtoi rezultatin ndaj Muriel.
Provë e mirë e qendërmbrojtësit shqiptar Berat Gjimshiti, që prapa nuk gaboi asgjë e markoi mirë Lozanon, duke u vlerësuar me notën më të lartë ndër të tijtë (6.5). Nuk ishte edhe kaq brilant Hysaj (5.5) që megjithatë ruajti ekuilibrat në krahun e tij.