Hamawand Ali Hussain, 30 vjeç, u gjet i vdekur në pronën e tij në Charterhouse Street, Hartlepool më 14 shtator 2019.
Hussain, i cili kishte lindur në Kurdistan, por kishte nënshtetësi britanike, mendohet se do të shkonte në një takim me tregtarët e tjerë të drogës.
Prokurorët pretendojnë se Hamawand u qëllua në distancë me një armë gjahu menjëherë pasi ai arriti në shtëpi. Policia ka zbuluar disa të dhëna të reja në telefonin e shqiptarit Anxhelo Xhaferi, 24 vjeç.
Xhaferi është një nga katër burrat e akuzuar për pjesëmarrje në vrasje, gjithashtu dyshohen se pjesë e vrasjes janë edhe disa shqiptarë të tjerë.
Sipas prokurorit, shqiptari ishte duke kërkuar informacione për fluturime të mundshme për në Greqi. Sipas të dhënave të zbuluara, fluturimi në fjalë ishte planifikuar për në 12 tetor 2019.
Nicholas Lumley QC, avokati i Xhaferit, vuri në dukje se vetëm në datën 17 shtator, ky i fundit kishte kërkuar informacione mbi fluturime për në Greqi. Xhaferi posedon një pasaportë greke dhe Brocklesby tha se ai nuk ishte në dijeni nëse fluturimi ishte rezervuar me të vërtetë.
Ai gjithashtu theksoi se nuk mund të vërtetohej nëse telefoni është përdorur nga Xhaferi apo nga persona të tjerë. Gjithashtu sipas gjykatësit, janë zbuluar gjurmë gishtërinjsh që i përkasin Xhaferit në një qese të zezë të gjetur në rrugën Charterhouse pas vrasjes.