Studim i ri i shkencëtarëve/Uji në Tokë erdhi nga..

0
253

Shkencëtarët kanë zbuluar gjurmë të ujit në mostrat e një asteroidi, i supozuar më parë të jetë i thatë, duke rritur kështu mbështetjen për një teori që mund të shpjegojë se si u krijuan oqeanet e Tokës.

Në një studim të ri, hulumtuesit nga universiteti shtetëror i Arizonës ri-shqyrtuan mostrat e mbledhura nga sonda e parë e Japonisë Hayabusa në vitin 2010.

Anija kozmike kapi përafërsisht 1,500 grimca në total kur vizitoi asteroidin Itokawa gjatë misionit të parë për marrjen e mostrave të asteroideve.

Analiza e re zbuloi një sasi të konsiderueshme të përbërjes së ujit dhe hidrogjenit që janë ‘të padallueshme nga Toka’, duke sugjeruar se asteroidet e pasur me ujë janë shumë më të zakonshëm se sa mendohej më herët, transmeton KosovaPress.

Hulumtuesit tani thonë se një përplasje me një asteroid të ngjashëm në historinë e planetit tonë mund të kishte qenë përgjegjës për shpërndarjen e gjysmës së ujit në Tokë.

Itokawa njihet si një asteroid i tipit S dhe mendohet të jetë pjesë e një objekti të madh të paktën 12 milje të gjerë.

Pavarësisht një sërë ndikimesh që kanë ndodhur në të kaluarën, ekipi thotë se asteroidi mbajti ujin e tij.

Në mostrat, secila prej të cilave janë vetëm sa gjysma e trashës