Një ditë pas aksidentit tragjik në Kamëz janë arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, Ervin Baçe dhe Mevlan Abazi.
Përplasja mes tyre gjatë aksidentit i ka marrë jetën Ariola Aliajt, 25 vjeçe e cila ishte duke ecur në këmbë me babain e saj.
Ngjarja ndodhi përballë një parkingu në ‘’Bulevardin Blu’’ në Kamëz ndërsa vetë drejtuesit e mjeteve i dërguan në spital me mjetet e tyre.
I ati, Sadik Rexha nga ana tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.