Qentë anti-Covid, të përdorur në Finlandë, Francë dhe disa vende të tjera europiane, kanë mbërritur edhe në Itali.
Sipas mediave të vendit fqinj, ata do të jenë gati pas një muaji dhe do të përdoren në aeroporte, stacione treni dhe vendgrumbullime të ndryshme.
Falë një trajnimi specifik që zgjati me muaj, qentë janë në gjendje të zbulojnë 95% të të prekurve me Covid, simptomatikë dhe asimptomatikë.
Qentë e arrijnë këtë falë 300 milionë qelizave të tyre të nuhatjes, të cilat janë në gjendje të zbulojnë një person pozitiv nga grimcat e djersës që trupi prodhon.
Përdorimi i tyre do të jetë një shpëtim edhe për kontrollet në avionë apo trena, pasi një pjesë e mirë e njerëzve përdorin qetësues për të ulur temperaturën para se të hipin. Ata, ndonëse janë të infektuar me Covid udhëtojnë, në mënyrë që mos humbin udhëtimin. Mirëpo, qentë do arrijnë t’i zbulojnë edhe këto raste.