BallinaSocialeShkodra nën ujë/ Nënkryetari i Bashkisë: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Shkodra nën ujë/ Nënkryetari i Bashkisë: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

spot_img
spot_img

Nisja e reshjeve të shiut në Qarkun e Shkodrës ka rënduar situatën në zonat e përmbytura në njësitë administrative Dajç dhe Ana e Malit.

Rreth 3700 hektarë tokë janë të mbuluara nga uji, dy shtëpi të përmbytura, ndërkohë që niveli i ujit ka shkuar në 120 cm brenda në fshatin Obot, duke rrezikuar me dhjetëra banesa të tjera.

Në këtë zonë banorët bëjnë apel për ndihmë, në ushqime për kafshët dhe për vetë banorët. Bashkia e Shkodrës ka raportuar se po ndjek minutë pas minute edhe situatën në të gjithë zonën që preket nga brigjet e lumenjve Buna dhe Drin.

Po ashtu, edhe rruga që lidh fshatrat Shirq dhe Darragjat është e bllokuar, pasi niveli i ujit është afro 130 cm.

Në një lidhje për “Wake Up”, nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Arben Gjuraj tregoi si është situata në kryeqendrën e veriut.

“Këto janë zonat me potencialet më të mëdha kur janë të dislokuar biznese shumë të rëndësishme, që kanë një peshë të konsiderueshme në ekonomitë lokale. Ngjarje të tilla siç janë përmbytjet, janë ngjarja më e rëndë që mund t’i shkaktojë ekonomisë.

Banorët tashmë janë mësuar me një fenomen që përsëritet. Por, mendoj se strukturat qeverisë kanë përgjegjësi dhe mundësi për të realizuar përgjegjësitë e veta për menaxhimin e situatave të tilla. Në disa herë gjatë ditës japim të dhëna të rëndësishme që ata të jenë në gatishmëri në çdo moment.

Bashkia Shkodër, edhe për shkak të burimeve të kufizuara financiare dhe jofinanciare sigurisht që preferojnë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Shpallja e një gjendje të tillë, do t’i jepte mundësinë e përdorimit të instrumenteve financiare me efiçente për t’u ardhur në ndihmë banorëve”, deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular