BallinaAktualitetU gjet me fyt të prerë në Malësi të Madhe, 47-vjeçarja ishte...

U gjet me fyt të prerë në Malësi të Madhe, 47-vjeçarja ishte në konflikt me…

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e djeshme nga Policia e Shkodrës, ku një grua 47-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja Violeta Gurraj. Në momentin e gjetjes së saj, Policia ka konstatuar plagë e shenja dhune në trup, kryesisht prerje me thikë në pjesën e fytit.

Policia e Shkodrës ka ngritur dyshimet se 47-vjeçarja mund të jetë vrarë, ndërsa nuk përjashtohet as pista e vetëvrasjes.

Këqyrja paraprake e trupit të pajetë zbuloi se në trupin e Violeta Gurrajt ka shenja dhune, ndërsa burimet thanë se ajo ka edhe shenja të prerjes me thikë me fyt.

Këto fakte kanë përforcuar dyshimet se ndaj 47-vjeçares mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën. Trupi i saj i pajetë është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Ndërkohë, Policia po heton edhe në pistën e vetëvrasjes në banesën ku 47-vjeçarja jetonte e vetme që në kohën kur bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur para 2-3 ditësh, por është zbuluar vetëm mesnatën e kaluar.

Burimet thonë se ka qenë djali i 47-vjeçares që ka lajmëruar Policinë, pasi prej disa ditësh nuk kishte arritur të lidhej me të përmes telefonit.

HETIMET

Sipas informacioneve të Policisë, viktima prej kohësh dyshohet se vuante nga depresioni, sëmundje për të cilën merrte edhe kurim.

Prej kohësh ajo gjithashtu dyshohet se ishte në konflikt me familjarët e ish-bashkëshortit. Trupi është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Tri ditë më parë, djali i viktimës ka njoftuar Policinë, pasi prej tri ditësh nuk po komunikonte dot me nënën e tij, e cila nuk i hapte telefonin. Denoncimi në Polici është bërë mbrëmjen e së dielës, rreth orës 00:30. Paraditen e djeshme Policia ka thyer portën e banesës së 47- vjeçares, e cila është gjetur e vdekur.

Në vijim, për zbardhjen e shkakut të vdekjes pritet zbardhja e ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë, fqinjët e 47-vjeçares nga Malësia e Madhe kanë deklaruar se gruaja vuante nga depresioni dhe se para disa vitesh i kishin vrarë bashkëshortin. Viktima jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte 10 vite pa energji elektrike.

“Ka 10 vite pa energji elektrike, vuante nga depresioni dhe ka tre fëmijë (2 vajza dhe një djalë), të cilët jetojnë në Shqipëri. I kanë vrarë burrin 7 vite më parë. Nuk ka jetuar me fëmijët, pasi nuk kanë pasur marrëdhënie të mira”, kanë deklaruar fqinjët. Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular