KQZ ka gjobitur dy herë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale dhe mosdeklarim të tyre
Shqipëria ndodhet pak muaj larg zgjedhjeve teksa KQZ miratoi vendimin për disa aktivitete të cilat nuk do të lejoheshin 4 muaj para zgjedhjeve.
Kanë qenë disa ankesa në KQZ, kryesisht për përfaqësuesit e mazhorancës. Ndërkaq mësohet se Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë pasi nuk ka deklaruar aktivitetin që ka kryer gjatë fushatës në cilësinë e kryebashkiakut dhe drejtuesit politik në Tiranë, si dhe 40 mijë lekë për mosdeklarim të aktiviteteve të ndaluara.
Nga ana tjetër kryebashkiaku Veliaj ka të drejtën e ankimimit në KAS për këto gjoba. Gjobat në total kapin velrën e 75 mijë lekëve.