Deklaratat e plota të Kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, dhënë sot për mediat nga selia e PD.
Pyetje: Zoti Basha, kryeministri ditën e sotme paralajmëroi ashpërsim të masave për situatën anti-COVID, do ta dëmtojë Partinë Demokratike në fushatë një mbyllje e dytë?
Lulzim Basha: Në fakt i gjithë treorëshi i sotëm që po bëhet mërzia e çdo ekrani dhe e çdo shqiptari, kishte një tjetër qëllim, të fshihte dështimin e Edi Ramës jo vetëm me pandeminë, por me shëndetësinë në tërësi. 8 vite në krye të qeverisë. Ka pasur 8 vite kohë të plotësonte premtimin e tij për shëndetësi falas. Le t’i drejtohemi çdo shqiptari sot: Ku është shëndetësia sot? Ku është shëndetësia falas? Ku kanë shkuar paratë e taksave të shqiptarëve? Taksat i kanë paguar, taksat janë rritur, faturat janë rritur. Pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Edi Ramës me shëndetësinë. Pse? Sepse paratë që u ka marrë shqiptarëve ua ka çuar PPP-ve dhe koncensioneve korruptive në shëndetësi dhe gjatë gjithë këtyre 8 viteve shqiptarët kanë paguar faturën. Kush është detyruar të çojë të afërmit në spital, pacientët shqiptarë e kanë parë dhe e kanë provuar këtë 8 vite me radhë. Tani gjatë pandemisë pa çdokush. Të gjithë e panë se si Shqipëria ka sot një sistem shëndetësor në kolaps total. Me numrin më të ulët të testimeve, me numrin më të ulët të mjekëve për banorë, me mjekë dhe infermierë të keqpaguar.
Tirja është produkti i vetëm i Edi Ramës në 8 vite. Pse? Sepse vetë Edi Rama është krye-Tirja. Është zhvatja e qytetarëve pa iu dhënë shërbim. Të merr lekët dhe nuk të jep bukën, kjo është me pak fjalë qeverisja e Edi Ramës për 8 vite me radhë. Tani në fund të 8 viteve del dhe rri 3 orë në ekran për të treguar çfarë do bëjë. Po kishte 8 vjet në dispozicion, kishte një premtim madhor me të cilat mori votat, shëndetësia falas. 2 muaj para se të largohet me votën e shqiptarëve del dhe bën shpikje të tjera, pse? Për t’ju kundërvënë programit tonë, planit tonë për shëndetësinë? Që është një plan realit dhe rruga e duhur për ta nxjerrë sistemin shëndetësor nga kriza ku e zhyti Edi Rama për 8 vite me radhë.. Vetëm dështime, nuk bëri asgjë. Më falni një gjë bëri. Paratë ua mori qytetarëve ua dha miqve të tij për koncensione.
Në kohën e pandemisë I la pa asnjë ndihmë ekonomike shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe të sipërmarrjeve shqiptare. Kemi paktën më të ulët në krahasim më çdo vend tjetër të rajonit, kemi numrin më të ulët të testimeve dhe kemi fshehje të vazhdueshme të dhënave përmes të cilave pastaj ky pretendon se ngaqë fsheh të dhënat e keqja nuk ekziston, por fakti është që Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të infektimeve.
Fakti është që vetë institucionet shtetërore tregojnë se është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve diçka që unë e denoncova në nëntor dhe që u përpoq ta fshihte. Këto nuk janë numra, janë nëna, baballarë, familjarë. Nuk janë më mes nesh për shkak të dështimeve të Edi Ramës. Prandaj nuk ia vlen të merremi shumë me atë që çdo shqiptar e kupton që pas 25 prillit është e shkuara. E rëndësishme është çfarë do të bëjmë për të dalë nga gropa ku e ka futur edhe shëndetësinë shqiptare Edi Rama dhe rruga për të dalë nga kjo gropë kalon përmes propozimeve të planit tonë që është një plan konkret. Së pari, stabilizimi i situatës.
Rrogat për mjekët dhe infermierët, pagat për mjekët dhe infermierët në mënyrë që të ndalim largimin e tyre masiv jashtë shtetit. Shtimi i numrit të mjekëve dhe infermierëve përmes shtimit të kapaciteteve trajnuese dhe krijimin e një fakulteti të ri mjekësie. Parimi që paraja ndjek pacientin që do të thotë karta e pacientit në mënyrë që pacienti të jetë në gjendje ta marrë shërbimin aty ku dëshiron sipas çmimeve dhe listës së çmimeve që përcakton qartësisht të institucionet ku ofrohet shërbimi shëndetësor. Që nga mjeku i familjes, tek specialisti, tek spitali. Trajtimin e mjekëve specializantë si një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit, për të cilën kemi propozuar 80% të pagës së mjekut apo 900-950 euro në muaj, për ti mbajtur këtu, sepse siç e dini ju gjithë kohën e lirë shumica dërrmuese e mjekëve dhe e infermierëve po e kalojnë për të mësuar gjermanisht por një gjuhë tjetër dhe për tu larguar.
Decentralizimin e spitaleve në mënyrë që vendimmarrja për t’i shërbyer pacientit të jetë ajo që do të vendosë sjelljen e mjekëve nëpër spitale dhe jo kontrolli politik, nepotizmi, “kë njeh”, “kë s’njeh”, që e kanë çuar sistemin spitalor në një kolaps total. Plani ynë për shëndetësinë është arsyeja e vetme sepse pas 8 vitesh dështimesh, Edi Rama del dhe u vjedhë shqiptarëve 3 orë në ditë nëpër ekrane duke propozuar fantazira dhe shpikje të cilat kishte 8 vjet kohë për t’i realizuar dhe nuk i realizoj. Pse? Sepse kishte tjetër plan plaçkitjen e taksave të shqiptarëve, plaçkitjen e parave të shqiptarëve për t’ia dhuruar ato një grushti oligarkësh me koncesione dhe PPP dhe që është arsye kryesore që pse shqiptarët sot nuk marrin kujdesin e duhur shëndetësor. As pacientët me COVID dhe as shumë e shumë pacientë të tjerë të cilët vuajnë pasojat e këtij kolapsi total të sistemit të shëndetësisë.
Pyetje: Zoti Basha a jeni ju dakord me kryeministrin Rama kur thotë që partitë politike po bëjnë sjellje kriminale gjatë takimeve elektorale me shumë njerëz dhe njerëz që nuk mbajnë maska.
Lulzim Basha: Ka vetëm një njëri përgjegjës pse ka ardhur situata këtu pasi i mbajti shqiptarët 3 muaj në karantinë. Është njeriu i cili refuzoj të bënte testime. Edhe sot po të shikoni përqindja e pozitivitetit në testime është në shifra rekord për Europën, pse? Sepse Edi Rama gjatë gjithë kohës së pandemisë ka ndjekur një filozofi, ta përdorë pandeminë politikisht dhe financiarisht dhe të fshehë të vërtetën para shqiptarëve, por e vërtet nuk fshihet, e vërteta është para syve tanë.
Sa veta keni marrë sot në mëngjes në telefon të sapoinfektuar me COVID. Unë kam marrë të paktën pesë, dy prej tyre janë shtruar në spital. Sa vizita ngushëllimi keni bërë gjatë javës së kaluar? Unë kam bërë të paktën katër dhe ndoshta trefishin e tyre telefonata ngushëllimi.
Nuk fshihet e vërteta me propagandë dhe në këtë krizë Edi Rama ka zgjedhur propagandën dhe vazhdon të zgjedhë propagandën. Lajm i mirë është që ku njeri është tashmë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve e shkuara dhe lajmi tjetër i mirë është që do të kenë një qeveri dhe një kryeministër me një plan konkret.
Nuk do të bëj premtime që nuk mbahen por angazhime të cilat do të nisin të zbatohen që ditën e parë ku parimi kryesor është që paratë e taksave të shqiptarëve do të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve, nuk do të zhduken tek miqtë e kryeministrit dhe as nuk do të ketë pastaj në vend të shërbimit shëndetësor kryeministrin si gogol nga mëngjesi deri në darkë në televizion, para ekraneve televizive duke gënjyer e duke shpikur lloj lloj gjërash pas 8 vitesh dështime premton mrekulli në dy muaj që i kanë mbetur
Pyetje: Zoti Basha kryeministri ditën e sotme ironizoi edhe një video që bashkëshortja juaj ka publikuar disa ditë më parë duke deklaruar se është për tu admiruar që një njeri gatuan me këpucë të shtunën mbrëma. Keni një koment?
Lulzim Basha: Me piperin ishte në rregull domethënë?