Një shqiptar është dënuar me burg pasi u hodh nga një dritare e katit të parë të një fabrike kanabisi dhe theu këmbën kur policia bastisi pronën.
Altjon Çobo u hodh nga dritarja ndërsa policia hyri në pronën në Peterhead. Oficerët e gjetën atë të shtrirë dhe të plagosur në trotuar.
20-vjeçari u tha oficerëve se u hodh nga banesa me katër dhoma, e cila ishte e mbushur me më shumë se 100 bimë kanabis me vlerë deri në 141,000 paund sepse i tha shefi i tij.
Çobo, i cili nuk është në vend legalisht, u tha oficerëve se i ishte premtuar punë ndërtimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe se në ndërtesë ishte dërguar në pjesën e pasme të një furgoni.
Pasi më parë u deklarua fajtor, Çobo u shfaq përsëri në bankën e të akuzuarve për t’u dënuar.
Avokati mbrojtës Charlie Benzies i tha gjykatës se i riu kishte mungesë parash në Shqipëri dhe se ishte nisur për të punuar në ndërtim në Mbretërinë e Bashkuar duke paguar duke paguar 20 mijë paund. Duke theksuar se shuma do të paguhej brenda 15 muajve nëse do të punonte, avokati shtoi se i riu shqiptar u fsheh brenda një kamioni për të hyrë në Britani.
“Njerëzit me të cilët ai kontaktoi, i mbajtën pasaportën. Kur ai arriti në MB ai u dërgua në Peterhead. Ai thotë se u fut në një furgon. Ai nuk e kishte idenë se ku po shkonte. Ai thotë se furgoni ndaloi vetëm në dy ose tre raste për të marrë benzinë. Ai tha se ishte shumë i frikësuar nga njerëzit me të cilët ishte për ta bërë këtë punë”, shtoi ai. Në fund, gjykata e dënoi me 10 muaj burg.