SPAK ka sekuestruar një shumë të madhe parash, pas kontrolleve në shtëpinë dhe zyrën e kardiologut të njohur, Edvin Prifti.
Në shtëpinë e tij, pas kontrolleve u zbulua shuma prej rreth 200 mijë euro dhe 130 milion lekë.
Ndërkohë, në zyrën e mjekut u gjetën 50 mijë euro dhe 30 milion lekë.
Priftit u pezullua sot ng adetyra, pasi doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeljeda Hoxha.
Mjeku dyshohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar nënën.