Nga Bujar Leskaj
Vlora!
Këtu kush erdhi si mik,
Bukë e kripë i dorovitën,
E kush u sul si armik,
Me plumb në ballë e pritën!
Pano Taçi
U ndala dje pasdite në Treblovë, në një takim me anëtarë, simpatizantë të PD dhe banorë të zonës.
Varfëria e ulur këmbëkryq, mungesa e perspektivës, harresa totale nga pushteti qendror e ai vendor, infrastruktura e shkatërruar, mungesa e ujit dhe e energjisë elektrike, janë disa nga problematikat, me të cilat u njoha.
Banorët ngritën shqetësimin se puna e tyre e ndershme po shkon dëm, si në rastin e vajit të ullirit, rreth 300 ton, të cilin e kanë të bllokuar, për shkak të mungesës së tregut, rrugës së shkatërruar dhe mungesës së ndihmës të shtetit.
Takimi u zhvillua në mungesë të energjisë elektrike, dëshmi kjo e harresës së pushtetarëve ndaj këtij fshati.
U angazhova që pas zgjedhjeve të 25 prillit Treblova nuk do ta vuajë më harresën e shtetarëve.
U sqarova se me programin e PD Treblova fiton realisht.
Në 25 prill marrim fatin tonë në dorë!
U premtova se rrugët që lidhin Treblovën me Selenicën e Koculin do të shikohen me përparësi nga qeveria e PD dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Me Partinë Demokratike kthejmë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës!