Tema “Arrestime në Gjyqësor” duke marrë shkas nga arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha ishte tema e emisionit të sotëm në Open në Top Channel.
Gjatë diskutimit kur në lidhje Skype u bashkuar Damian Gjiknuri, debati u ashpërsua me analistin Andi Bushati që nuk u përmbajt.
“Po janë lodhur mor shqiptarët nga këto llafe, jo reforma jo drejtësia, asgjë s’bëni as ju, as ata që do vijnë pas jush, dhe keni 30 vjet që tallni b**** me shqiptarët,” u shpreh Bushati.
Ai gjashtu foli kundër SPAK duke thënë që janë zgjedhur servilat e sistemit.
Hila: Lajmi i mirë që SPAK po funksionon. SPAK tani është plotësuar.
Bushati: Janë zgjedhur servilat e sistemit. Kemi zgjedhur plepat e dytë, se plepat e parë i kishte Berisha.
Hila: Atyre duhet tu japin një shans. Ata kanë në një presion të katërfishtë. Janë nën presonin e ndërkombëtarëve dhe 3 partive.
Bushati: Po arrestimet e personave të vdekur.
Hila: Tu japim një mundësi. 10 vetë janë.
Bushati: Se kam me personat e ka me sistemit. Shikoni në çfarë gjendjeje kanë shkuar Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.