BallinaUncategorizedFOTO/I dehur terrorizoi Kukësin me të shtëna, kush është autori që ecte...

FOTO/I dehur terrorizoi Kukësin me të shtëna, kush është autori që ecte me fishekë në gojë

spot_img

Sigurohet foto e autorit të ngjarjes që tronditi qytetin e Kukësit pasditen e sotme.

Konflikti ndodhi mes dy fqinjëve në zonën Gostil dhe momentin e kapjes Behar Elezi e kishte kallashnikovin me fishek në gojë.

Policia raporton se zanafilla e konfliktit nisi nga dy fëmijët 10-vjeçarë të dy fqinjëve, dhe më pas e vijuan të rriturit.

Behar Elezi në gjendje të dehur mori armën kallashnikov, dhe në momentin kur është kapur kishte fishek në gojë.

Atij iu hoq arma nga dora ndërsa Elezi reagoi duke u përleshur me zv/drejtorin e Policisë Kukës dhe një oficer, të cilët e neutralizuan.

Gjithsesi Elezi mundi me kallashnikov të dëmtojë makinën e fqinjt R.S, si dhe një tjetër që ishte në lëvizje. Gazeta Shqip

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular